Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur Bashës duke mohuar zjarrin në zyrat e ministrisë që ajo drejton.
Manastirliu thotë se tymi i zjarrit imagjinar del nga koka e kreut të PD dhe me ironi thotë që dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi.
“Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD.
Dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi!”, shkruan Manastirliu ne rrjetin social.
Nga ana tjetër Basha pretendon se i është vendosur zjarri zyrës së prokurimeve në katin e 4-t të Ministrisë së Shëndetësisë për të fshehur gjurmët e tenderave sekretë të nënshkruara nga Manastirliu.
Lideri opozitar i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë për këtë ngjarje dhe për tenderat sekretë.