• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zjarri në Vlorë: Pse kryetarja e Unionit të Inxhinerëve gënjen për përgjegjësinë e ISHTI?

18/08/2026
in Aktualitet
        
 

Zjarri në një hotel në Vlorë, ku mbetën të lënduar shtatë persona, kërkon një hetim serioz dhe të bazuar në prova. Por në vend të fakteve teknike dhe ligjore, debati publik është shoqëruar me deklarata të papërgjegjshme nga kryetarja e Unionit të Inxhinierëve, Dëshira Mëna.

Në një prononcim për Top Channel, Mëna deklaroi se “ai që i kontrollon për çdo herë dhe e ka detyrë është ISHTI”, duke iu referuar sistemeve të mbrojtjes nga zjarri.

Në fakt, sipas ligjit ISHTI ka rol në fushën e sigurisë teknike dhe elektrike, por sistemet e detektimit, alarmit dhe shuarjes së zjarrit janë pjesë e fushës së mbrojtjes nga zjarri, ku kompetencat ligjore lidhen me strukturat e MZSH-së.

Nëse Mëna nuk e di këtë ndarje ligjore, kemi të bëjmë me injorante të ligjit. Nëse e di dhe megjithatë ia atribuon ISHTI-t një përgjegjësi që nuk i takon, atëherë kemi të bëjmë me një deklaratë dashakeqe dhe me qëllime të dyshimta.

Edhe interpretimi i saj për rolin e automatit elektrik të hotelit në fikjen e zjarrit është shumë absurd dhe shton dyshimet për interesa të errëta. Fakti që një zjarr dyshohet se ka nisur nga një prizë treshe nuk provon se automati i njohur si “salvavita” ka qenë jashtë funksionit. Ky automat aktivizohet në kushte të caktuara elektrike, si mbingarkesa apo qarku i shkurtër, dhe nuk është pajisje për shuarjen e zjarrit.

Përgjegjësia për zjarrin dhe dëmet e shkaktuara prej tij nuk përcaktohet me deklarata televizive të papërgjegjshme. Në një ngjarje ku janë lënduar shtatë persona, është e shëmtuar që një e ashtuquajtur përfaqësuese e profesionistëve, të dalë publikisht me përfundime që nuk mbështeten qartë në ligj dhe në prova teknike.

E thënë ndryshe, është turp që Unioni i Inxhinierëve të përfaqësohet nga njerëz të tillë, që në rastin më të mirë tregon mungesë njohurish mbi ndarjen e kompetencave dhe, në rastin më të keq: paaftësi në fushën në fjalë.

Nëse Dëshira Mëna dëshiron të kërkojë llogari, atë duhe ta kërkojë aty ku e përcaktojnë ligji, dokumentet dhe provat teknike. Jo përmes daljeve televizive dhe akuzave dashakeqe duke shfrytezuar një prag tragjedie.


        
 
Next Post

VIDEO/ Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari thirrje Prokurorisë: Çojeni çështjen deri në fund!

A do protestojmë për vdekjen e turistit të huaj apo vetëm për ngordhjen e zogjve?

Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved