Nga Rigels Seliman
1- Virgjëresha Iva Tiço, autore e librit “Të jesh Single” ka pohuar se ndihet si vogëlushe dhe se ka gjetur dashurinë “Platonike” tek i dashuri i saj gjerman.
2- Gazetari i njohur, Blendi Fevziu teksa kishte të ftuar në studion e emisionit “Opinion” presidentin Ilir Meta, shantazhoi, intimidoi dhe ofendoi deputetët e opozitës së re, duke i quajtur injorantë, karagjozë dhe analfabetë funksionalë.
3-Presidenti Ilir Meta shpërtheu në akuza e sulme në adresë të deputetëve të opozitës së re, duke i quajtur si të shitur apo blerë nga mazhoranca socialistë dhe se sipas kreut të shtetit ata pranuan të bëheshin deputet në këmbim të interesave dhe për faktin se nuk do t’ju vinte kjo mundësi, pasi Kuvendin e Shqipërisë nuk do ta kishin vizituar kurrë as si vizitor, e jo më të ishin ligjëvënës.
4-Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi i ka dërguar një letër Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe kërkon që të merren masa ndaj gazetarit Blendi Fevziu. Në letrën e tij, Murrizi shkruan se Fevziu në emisionin e të hënës, përballë presidentit Ilir Meta, është shprehur me një fjalor denigrues ndaj deputetëve të opozitës së re, duke i quajtur ata karagjozë.
5- Kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, njëherësh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri, edhe pse 78 vjeç, ka sfiduar ligjet e natyrës duke u qethur gjysëm “ballaboks” e gjysëm “kare kinezçe” dhe lyer gjysmën e skalpit të kokës me bojë të zezë, ndërsa gjysmën e la natyrale në gri të thinjur, duke respektuar kështu moshën.
6-Deputeti i opozitës parlamentare, Kostaq Papa, i cili njihet nga publiku si deputeti që kur ishte i ri iu jepte femrave Wisky, zbuloi të enjte se opozita e re ka brenda saj gentelman-a burra.
7-Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore nuk prodhoi asgjë dhe se katër përfaqësuesit e tij si Hajdari, Gjiknuri, Bylykbashi dhe Vasili shkuan, panë dhe ikën, duke bërë një vrimë në ujë.
8-Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u ngatërrua kur një pasazh filmi e mori të mirëqenë dhe provë për t’iu kundërvënë një mamaje të divorcuar me 3 fëmijë, njëri prej të cilëve ishte përplasur me uniformat blu, për shkak se shau këta të fundit dhe kishte thyer rregullat e karantinës.
9-Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka filluar të artikulojë mirë dhe folur politikisht korrekt, qysh ka nisur të marrë leksione, duke përfituar nga fakti që nxënësit e shkollave të Shqipërisë po bëjnë mësim online për shkak të masave anti-Covid-19.
10-Presidenti Ilir Meta ndryshon kurs. Nga presidenti i 2 marsit që ra në gjunjë para popullit, deri tek presidenti që sulmon qeverinë dhe mazhorancën, apo deri tek premtimi se nuk do të merret me llafe e politikë, pasi do të shndërohet në president danez.