Nga Bledi Mane-Public Enemy
1./Nuk e bënin dot të tyren dhe si fillim e rrethuan me favellat e periferive. E lakuan, e rrethuan dhe iu harlisën me Paskuqanin, Bathorren, Babrrunë. Më pas si metastaza iu lëshuan dhe zbritën poshtë nëpër rrugica, lagje, mëhalla derisa ia pushtuan urbanizimin, financat, institucionet dhe sot komandojnë çdo vertebër dhe gjymtyr të Tiranës. Shembullin më flagrant ja ku e keni. Tironcit autoktonë janë katandisur minorancë, specie në zhdukje. Mirësevini jo në Bashkinë e Tiranës por mirëse u futët në Komunën e Tiranëve:
Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës nga Ura Vajgurore/ Berat
Toni Gogu, kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Lapardhaja/Berat
Vjollca Braho, nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Paramithia/Çamëri
Luan Bregasi, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Mallakastra
Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë Tiranë nga Shkodra
Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë Tiranë nga Zagoria/Gjirokastër
Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë nga Golloborda/Dibër
Joni Baboçi, drejtor i Urbanistikës, dhëndëri i Fatmir Xhafës, nga Frakulla/ Fier
Renato Kalemi, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun nga Katundishta/Këlcyrë
Genc Kojdheli, drejtor projektesh nga Cakrani/Fier
Taulant Tusha, drejtor i Punëve Publike nga Laçi/Kurbin
Ermal Kapllani, drejtor i Policisë Bahkiake nga Sevasteri/Vlorë
Julia Dhame, drejtoreshë e Promovimit të Tiranës nga Përmeti
Denis Dedej, drejtor Komunikimi i Bashkisë nga Durrësi
Keti Luarasi, drejtoreshë e Burimeve Njerëzore nga Luarasi/Kolonjë
Arli Naska, drejtor i Taksave Vendore nga Qatromi/Korçë
Maringlen Qato, drejtor i INUV nga Novaj/Skrapar
Elton Kacidhja, drejtor i NShP2 nga Dropulli/Gjirokastër
Adriatik Merko, administrator i Njësisë Bashkiake Nr.6 Kombinat nga Lopëzi/Tepelenë…
2./Nëse kam harruar emrin e ndonjë drejtori tjetër, mos përto por shtoje ti në komentet e tua!