Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 24 orët e fundit janë shënuar 78 persona të infektuar me koronavirus.
Numrin më të lartë të personave të infektuar nga pandemia e mban qarku i Shkodrës, me 14 raste të reja. Ndërkohë që nuk mbetet pas as Kruja me 13 të infektuar.
12 raste janë shënuar në Tiranë, ndërsa harta është përhapur edhe në Pukë me 6 pozitivë; Delvinë, Gjirokastër, Vlorë dhe Kukës me 4 të infektuar.
Ndërsa nga 2 raste janë shënuar në Kamëz, Durrës dhe në Fier. Me nga vetëm 1 rast të ri, por sërish të ngjuruar me të “kuqe” janë Kurbini, Kavaja, Korça, Lushnja, Mirdita dhe Pogradeci.
Nga ana tjetër numri i të shtruarve në spital ka rënë, nga 81 të shtruar, sot tek Infektivi po marrin mjekim 76 pacientë. 14 prej tyre janë në terapi intensive dhe 2 janë në gjendje më të rëndë e si pasojë janë intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 persona numrin e të shëruarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Aktualisht janë 894 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
COVID-19 – Statistika (25 Qershor 2020)
Testime totale 24711
Raste pozitive 2192
Raste të shëruara 1250
Raste Aktive 894
Humbje jete 48 (Qarku Tiranë 27, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 176
Shkodër 153
Vlorë 79
Fier 41
Lezhë 26
Korçë 20
Kukës 12
Elbasan 9
Gjirokastër 6
Berat 2