Kryeministri italian, Giuseppe Conte zhvilloi një bisedë telefonike me themeluesin e “Microsoft”, Bill Gates. Në qendër të bashkëbisedimit ishte promovimi i bashkëpunimit global në luftën kundër koronavirus.
“Konferenca e zotimeve”, më 4 maj, e promovuar nga Komisioni Europian, për të cilin Italia është bashkëpritëse, paraqet një hap të parë të rëndësishëm.
Gjatë bisedës, Gates pranoi angazhimin e bërë nga Italia, me kalimin e viteve, për të luftuar pandemitë dhe mbështetjen e kërkimit shkencor që synojnë vaksinat.
Në veçanti, Conte përsëriti qëllimin italian për t’i ngritur këto çështje në axhendën e G20-s, në vitin 2021, ku Italia merr dhe presidencën, një element i mbështetur fuqimisht nga Bill Gates gjithashtu në perspektivën e sigurimit të mbrojtjes së duhur për vendet në zhvillim që preken nga pandemia dhe më pak të pajisur për t’u marrë me të.
Në fund të bisedës, Conte dhe Gates u angazhuar të mbajnë lidhje të ngushtë gjatë javëve të ardhshme, në kuadër të angazhimit botëror për të luftuar pandeminë.