• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0699123588
Friday, April 16, 2021
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Afera Berisha-Meta-CEZ 500 mln euro kosto për buxhetin, ekstaza hipokrite e PD-LSI për fitoren e pretenduar të Becchettit kundër Shqipërisë

03/04/2021
in Aktualitet, Dosja X
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Lajmi mbi arbitrazhin e biznesmenit kontravers italian Francesco Becchetti kundër Shqipërisë, po përjetohet nga opozita PD-LSI me entuziazëm, ekstazë dhe gjendje deliri, si të kishte fituar zgjedhjet.

Nga Adriatik Doci

Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta kanë ndryshuar strategjinë e fushatës, duke kthyer në kryefjalë të fushatës fitoren pretendua të Becchetti-t kundër Shqipërisë. Po a i kanë harruar shqiptarët kostot që qeveria e Sali Berishës i ka sjellë buxhetit të shtetit, me ndërhyrjet arbitrare, korrupsionin dhe sjelljet e papërgjegjshme?!

Në janar të vitit 2013, Sali Berisha i hoqi licencën CEZ dhe e përzuri nga Shqipëria, pas katër viteve afera të përbashkëta me kosto mbi 400 milionë euro për buxhetin e shtetit shqiptar. CEZ-it iu hoq licenca me pretendimin se nuk kishte realizuar investimet dhe se po thellonte gropën e borxheve, por në fakt, lëvizja reflektonte prishje pazaresh dhe kishte prapavijë elektorale, pasi CEZ ishte kthyer në një makth dhe sistem grabitje për shqiptarët, ndërsa është favorizuar në mënyrë sistematike që kur erdhi në Shqipëri në vitin 2009, që nga zhvlerësimi i OSSH para

Shkeljet e qeverisë Berisha

Në periudhën fundore të heqjes së licencës së CEZ janë gjetur plot shkelje që kanë të bëjnë me sjelljen e institucioneve shqiptare në favor të CEZ dhe në dëm të shtetit shqiptar. Mos veprimi i strukturave përkatëse pas heqjes së licencës, duke mos vlerësuar asetet e CEZ, mosveprimi i fillimit të procedurave të shpronësimit të aksioneve sipas ligjit dhe mos ndërmarrja e verimeve për hapjen e procesit gjyqësor ndërkombëtar, kanë dëmtuan rëndë pozitat e shtetit. Pas katër vitesh pazaresh të përbashkëta në kurriz të interesit publik, dëbimi ishte i dhunshëm, arbitrar dhe pa menduar pasojat. U përdor edhe policia në mënyrë të paligjshme.

Pasojat e dëbimit të CEZ

Në pozita të favorshme, në maj 2013, CEZ iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit UNCITRAL me një padi kundër Republikës së Shqipërisë, duke e akuzuar atë për heqje arbitrare të licensës. Dhe pas padisë, Berisha, i cili ishte në pushtet deri në shtator të 2013, nuk ndërmori asnjë veprim, siç konsulenti ligjor Derains & Gharavi. Me anë të një letre të datës 30 shtator 2013, konsulenti ligjor Derains & Gharavi shprehet se të drejtat dhe interesat e Republikës së Shqipërisë po vendosen në rrezik, pasi qeveria nuk kishte zbatuar asnjë nga detyra për mbledhjen e dokumentacionit, caktimin e ekspertëve etj.

Në këto rrethana, pas largimit të Berishës, Shqipëria u detyrua t’i paguajë CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë. Fatura totale e qeverisë Berisha-CEZ, shkoi në 500 milionë euro. Si në çdo aferë tjetër që ka shënjuar historinë e pluralizmit shqiptar, në skenë doli edhe Ilir Meta, i akuzuar dhe denoncuar më shumë nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Në skenë Ilir Meta

Përveç konflikteve për investimet e pakryera, thellimin e borxheve, kreditë dhe shumë shkelje të kontratës, pala shqiptare dhe ajo çeke do t’u duhej të zgjidhnin problemin e Ilir Metës. Në vitin 2013, kompania e mbledhjes së borxheve Debt International Advisory, e njohur si DIA e Kastriot Ismailajt paditi në arbitrazh CEZ Shpërndarje, duke i kërkuar asaj 130 milionë euro dëmshpërblim.

Kastriot Ismailaj, pas të cilit fshihej Ilir Meta, kishte përfituar një kontratë abuzive me CEZ, për mbledhjen e borxhit të keq, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

Palët ranë dakord që çështje DIA-CEZ të mos përfshihej në marrëveshje, kështu që qeveria shqiptare do të përballej në arbitrazh, duke parë edhe pozitat e vështira të njeriut të DIA në Shqipëri, Kastriot Ismailaj. Në më 13 dhjetor 2014, avokati i Shqipërisë deklaroi para gjykatës se nënshtetasja amerikane Rebecca Gaskin Gain si përfaqësuese ligjore e kompanisë DIA të regjistruar në BVI, deklaronte tërheqjen nga të gjitha pretendimet në arbitrazh.

Kastriot Ismailajn është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove. Sipas të gjitha dëshmive, Kastriot Ismailaj ishte njeriu i besuar i Ilir Metës.

Jozef Hejsek, ish-shefit ekzekutiv të CEZ, ka akuzuar Ilir Metës se kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje dhe se Ismailaj konsiderohej aleat i kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha. Në atë kohë Meta ishte ministër i Jashtëm. Për këtë aferë, Berisha ka kërkuar që Ilir Meta të merrej i pandehur, por kur pa se që të dy dilnin zbuluar, u tërhoq.

Në qershor të 2019, Shqiptarja.com publikoi një investigim serioz, ku Ilir Meta, një ditë para zgjedhjeve te 2009, i kërkon me urgjencë Kastriotit një shumë prej 200 mijë euro. Ndërkaq, gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ndër të tjera ka rrëfyer se “Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë….Mjafton që të shohësh SMS-të që Ilir Meta i dërgonte Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qenë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale”.

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha ka deklaruar se “Një dëshmi tjetër vjen nga ish administratori i CEZ se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn, duke shfrytëzuar kështu postin zyrtar dhe mashtruar për interesin e xhepit të tij. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nise hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë aferë korrupsioni ndërkombëtar. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos pajtohen kurrë me qëndrimin e oligarkëve Rama-Meta që duan me imunitet të bllokojnë drejtësinë”.

Në skenë Shkëlzen Berisha

Është publikuar një e-mail të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili i shkruante nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth takimit të planifikuar me Shkëlzenin dhe ish-kryeministrin Berisha në janar 2010. Sipas e-mailit, Josef Hejsek ishte me Nuel Kalajn sekserin kyç të CEZ. Shkëlzeni dhe Nuel Kalaj kanë mohuar lidhjet, por prokuroria nuk i ka verifikuar kurrë tablatet e Shkëlzenit. Komisioni hetimor parlamentar për çështjen CEZ, gjatë hetimeve, zbuloi se Shkëlzen Berisha sipas të dhënave të sistemit TIMS, ka bërë 9 lëvizje të pa kontrolluara në kufi gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011. Shkëzleni nuk u hetua për këtë fakt. Madje as nuk është pyetur nga prokuroria për të dhënë shpjegime për kalimet në kufi pa u regjistruar në sistem.

Konflikti me “General Electric” 20 milionë euro kosto

Zanafilla e humbjeve të Shqipërisë në arbitrazh lidhjet me emrin e Sali Berishës, pas rikthimit në pushtet të vitin 2005. Në vitin 2003, qeveria e Fatos Nanos lidhi një kontratë me kompanisë amerikane “General Electric”, për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, në vlerën 95 milionë dollarë. Sali Berisha, sapo erdhi në pushtet në 2005, prishi në mënyrë të njëanshme kontratën. Në vitin 2007, Gjykata e Romës në Itali, ngarkoi me përgjegjësi qeverinë shqiptare për prishje të njëanshme të kontratës, duke e ndëshkuar me 20 milionë dollarë, para të cilat u paguan nga buxheti i shtetit. /Shqiptarja.com


  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Related Posts

Aktualitet

Paulin Sterkaj paralajmëron: Do të nxjerr një video të Lulzim Bashës, e ka filmuar një miku im!

16/04/2021
Aktualitet

Ngjela tregon të fshehtat, bashkëqeverisja PD-PS do sjellë arrestimin e Metës dhe Berishës, Frrok Çupi tregon se si LSI do shpërbëhet totalisht

16/04/2021
Aktualitet

Çfarë po planifikojnë? LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën: “Ta votojmë apo jo o Titi se po na bëni konfuz”?! Votuesit bëhen lëmsh dhe e pyesin troç Petrit Vasilin

16/04/2021
Aktualitet

Rama ‘kapet’ me moderatorin: Kjo është një temë shumë banale, askush nuk e imponon qeverinë të…

16/04/2021
Aktualitet

Kryemadhi “zbulon” kush e mori floririn në 1997 dhe ku ta kërkojnë shqiptarët: Ja kë duhet të pyesni!

16/04/2021
Aktualitet

Çeshtja Becchetti, Rama: Mbajeni shënim, do paguajë një për një dëmet! Ka për të na kthyer para. S’merr asnjë lek. Eshtë në kërkim ndërkombëtar per mashtrim me miliona

16/04/2021
Next Post

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga brenda të spitalit në Fier: Objektivi ynë i afërt, një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun

I përhumbur dhe me telefon në dorë! Rama nxjerr pamjet gjatë udhëtimit me makinë: Me Dua Lipën për në...

Edi Rama: Elez Biberaj është bërë palë dhe tendencioz, më vjen keq për të


TE FUNDIT

Aktualitet

Paulin Sterkaj paralajmëron: Do të nxjerr një video të Lulzim Bashës, e ka filmuar një miku im!

16/04/2021

Kandidati Paulin Sterkaj u shpreh se ka një video të kryedemokratit Lulzim Basha kur ishte në Koplik....

Ngjela tregon të fshehtat, bashkëqeverisja PD-PS do sjellë arrestimin e Metës dhe Berishës, Frrok Çupi tregon se si LSI do shpërbëhet totalisht

16/04/2021

Çfarë po planifikojnë? LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën: “Ta votojmë apo jo o Titi se po na bëni konfuz”?! Votuesit bëhen lëmsh dhe e pyesin troç Petrit Vasilin

16/04/2021

Rama ‘kapet’ me moderatorin: Kjo është një temë shumë banale, askush nuk e imponon qeverinë të…

16/04/2021

Kryemadhi “zbulon” kush e mori floririn në 1997 dhe ku ta kërkojnë shqiptarët: Ja kë duhet të pyesni!

16/04/2021

Çeshtja Becchetti, Rama: Mbajeni shënim, do paguajë një për një dëmet! Ka për të na kthyer para. S’merr asnjë lek. Eshtë në kërkim ndërkombëtar per mashtrim me miliona

16/04/2021

Meta vuan nga paranoja e përndjekjes: Rama ka “çimka” në Presidencë. I di kush janë por i lë të rrinë aty

16/04/2021

“Presidenti pushkatoi Luan Ramën në Vlorë”! Rama: Nuk e dija se Ilir Meta do të arrinte deri këtu

16/04/2021

“TELEFONI I PRISHUR”

https://youtu.be/almbGQCQACc

NA NDIQ NE FACEBOOK

  • 109.3k Fans

TE REKOMANDUARA

SHËNIM/ Rama çorodit koalicionet para dhe pas zgjedhore: Fitorja e sigurtë, qeveri me Lulzim Bashën

2 days ago

TELEFONI I PRISHUR/ Bashën e zë gjumi duke folur me Ramën në telefon

4 days ago

Vijnë ushtarët amerikan, arratiset Meta… nga “azili”: Deri me 26 Prill nuk kthehem nga Vlora

6 days ago

ME TE LEXUARAT

  • Bledi Mane: I biri i Mehdi Bushatit vjen era shurrë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Fatmir Xhafaj nxjerr skenarin “e errët” të Lulzim Bashës: Nëse humbet Partia Socialiste pritet që SPAK…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Juristi Romeo Kara plas bomben: Tregon kush është politikani i lartë shqiptar që i gjetën 300 milionë euro të fshehura në Zvicër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Videoja që po shpërndahet me shpejtësi! Kjo gafë e Lulzim Bashës po thyen rrjetin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Prokurori sulmon anëtarët e KPK që e shkarkuan: Ku do më çoni tani?! Jam pa shtëpi e katandi!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Ekskluzive

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In