Deputetja Partia Socialiste, Ermonela Felaj në emisionin “Mbrëmja e ABC” u shpreh se Partia Socialiste nuk ka asnjë përgjegjësi për Agim Kajmakun.
“Ky rast nuk identifikohet me PS, është një çështje që po e ndjek Prokuroria. Nuk ka asnjë përgjegjësi sa kohë që nuk i kemi dhënë asnjë mbështetje, nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie, as morale as politike. Kemi bërë shkëputje nga këta persona dhe kjo është realizuar me ligjin e dekriminalizimit. PS është partia më e votuar e shqiptarëve”, deklaroi Felaj.
Kujtojmë që prej ditësh ish-kryebashkiaku, Agim Kajmaku është në arrati./Fjala.al