• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0699123588
Thursday, January 28, 2021
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

26/09/2020
in Blog
0
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra është që Edi Rama është i trembur për vdekje nga Lulzim Basha. Në atë moshë njeriu kur dremit, çfarë nuk i kalojnë para syve, edhe frikërat edhe shpresat edhe planet, por nuk është mirë t’i thotë të gjitha brenda një fjalie.

Dje për shembull ka thyer rekordin e një parashikuesi politik për zgjedhje, duke deklaruar se do ndodhin dy gjëra të cilat nuk mund të ndodhin kurrë njëkohësisht.

Fillimisht ka thënë që nuk do të ketë zgjedhje dhe se ato po i grabit Edi Rama me Kushtetutë.

“Edi Rama nuk po e bën me zgjatje mandati por me grabitje mandati me Kushtetutë. Këto janë zgjedhje antidemokratike, antiligjore, se një votues për partinë e parë, e ka fuqinë e katër votuesve për partinë e dytë. Zgjedhje këto nuk janë.”

Një deklaratë e tillë nënkupton që Edi Rama me ndryshimet kushtetuese i ka të fituara zgjedhjet, pasi po i grabit. Për ta ilustruar këtë Berisha ka shpikur dhe që votuesi i partisë së parë e ka fuqinë e votës katër herë më të madhe se votuesi i partisë së dytë.

Nuk ka ndonjë aritmetikë për këtë, por një votë socialiste, i duket katër herë më e fortë se një votë demokrate, pasi ka tërë jetën që del parti e dytë.

Duke lënë mënjanë lathitjet e moshës, ajo që mund të marrë si mesazh një demokrat, kur dëgjon këtë pjesë të ligjërimit të tij, është se Edi Rama po ua vjedh votat me Kushtetutë dhe nuk ka asnjë shpresë.

Pastaj vjen parashikimi i dytë, i cili garanton se Edi Rama është i humbur dhe i pashpresë, i ka hyrë frika në palcë, ai është i humbur në çdo sondazh dhe nuk kandidon në Durrës nga frika e Bashës. Me këtë rast ja caktoi dhe Bashës Durrësin, që mos ta ketë në Tiranë në një listë me të, se nuk do t’i bëjë karshillëk.

Kur dëgjon këtë të dytën demokrati i zakonshëm relaksohet dhe thotë “i paskemi të sigurta zgjedhjet”.

Nëse këto dy mesazhe një votues do t’i dëgjonte të ndara, njërën sot, e njërën nesër, mund të ishte në dilema se kush është i vërtetë, por kur i dëgjon, brenda një minute nga i njëjti njeri, në në të njëjtin paragraf të ligjërimit të tij, i vetmi shpjegim që mund të japë, është se folësi ka rrjedhur.

Tani ose Edi Rama e ka garantuar fitoren me ndryshimet kushtetuese dhe e ka grabitur pushtetin, ose është i vdekur se i dalin sondazhet keq dhe e tremb jashtëzakonisht shumë Lulzim Basha po kandidoi në Durrës, aty ku e caktoi Berisha.

Të dyja bashkë shkojnë vetëm për një tru të degraduar dhe në panik , që para se të përgatitet të bërtas “fitore”, bën njëherë nekreologjinë e humbjes.

Nëse është e vërtetë pjesa e parë që Edi Rama e ka garantuar fitoren me ndryshimet kushtetuese, nuk shkon ajo pjesa e dytë që ai është i trembur, dhe nëse është e vërtetë pjesa e dytë, që ai ka frikë nga Basha dhe e ka të sigurtë humbjen, PD dhe Berisha s’ka pse tremben nga ndryshimet kushtetuese, një pjesë të të cilave i duan dhe vetë.

Por kjo është logjikë për njerëzit normalë, jo për Berishën. Berisha në fillim thotë atë që ndjen, pastaj atë që ëndërron.

Ajo që ndjen Berisha, është se Edi Rama do fitojë pushtetin, qoftë dhe me “grabitje kushtetuese mandati”, siç ja ka taksuar ai, kurse ajo që ëndërron Berisha është që Edi Rama është i frikësuar për vdekje nga Lulzim Basha dhe e përfytyron atë duke ikur me vrap nga Durrësi për në Vlorë, duke parë mos e ndjek Luli.

Zakonisht ndodh ajo që ndjen, jo ajo që ëndërron. /TemA


  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Related Posts

Blog

E majta e leshit!

27/01/2021
Aktualitet

Dy “boksierët” që grushtuan Saimirin po luftojnë të mbrojnë Ilirin

27/01/2021
Blog

“E mashtron për vilat e veta, për Ndraghetën, për të vdekurit…”, Frrok Çupi lëshon ‘thumbin’ e fortë për PD dhe tregon prapaskenat e ngjarjes së bujshme: E shpifur…

27/01/2021
Blog

INVESTIGIMI/ “Si të burgosur”: Punëtorët kinezë në Serbi ankohen për shfrytëzim

26/01/2021
epa08857683 German Chancellor Angela Merkel attends a press conference after German Chancellor Merkel's video conference with German State Premiers about Coronavirus measures, in Berlin, Germany, 02 December 2020.  EPA/CHRISTIAN MARQUARDT / POOL
Blog

ANALIZA: Një Gjermani pa Angela Merkelin, është bërë më e vështirë të imagjinohet

26/01/2021
Blog

INTERVISTA/ Carlo Bollino: E vërteta e lidhjes së Ndragetës me politikanët shqiptarë dhe ç’përmban dosja

25/01/2021
Next Post

‘U piketuan urat, portet dhe burgu ku qëndronte Nano’! Urdhrat e Berishës për bombardimin e Jugut. Raketat i kaluan SHIK-ut

La Croix (1904) / Karl Gega, gjeniu dhe magjistari i hekurudhës së Semmering-ut, një nga kryeveprat më të bukura teknike në botë

“Vajzat çmenden për të”! Jenisbek Tserik, gjuetari më i tmerrshëm i shqiponjave në Mongoli


TE FUNDIT

Aktualitet

Pas Berishës, Genc Ruli shënjestron Metën dhe e cilëson LSI parti klienteliste, Basha në luftë të hapur me paraardhësin dhe Presidentin

28/01/2021

Turbullohen sërish ujërat brenda opozitës. Teksa zgjedhjet e 25 prillit janë më afër se kurrë, ka një...

Pëllumb Pipero: Rasti im është i veçantë, kam shumë pikëpyetje për të cilat po pres përgjigje

28/01/2021

Të rrojë sa Tomorri ky “patriot” me këto që thotë! Nuk shqetësohem për partinë, por kam hallin e popullit dhe atdheut, deklaron Iliri i Skraparit

28/01/2021

Sondazhi: Ja çfarë mendojnë për kritikat e Ramës ndaj BE, pritjen e Erdogan dhe ndërmjetësimin mes Greqisë e Turqisë

28/01/2021

Sondazhi: Shqiptarët të kënaqur me menaxhimin e COVID, vaksinimin dhe rindërtimin!

28/01/2021

“Ndrea Prendi ka marrë urdhër të v.rasë”! Deklaratat e tij qesharake e k.riminale, të mos ikë nga Shqipëria. Provokon familjarët e viktimave

28/01/2021

“Politikan me stomak”, artisti i njohur shqiptar rrëfen çfarë mendon për kryeministrin Edi Rama: Nuk ma merr mendja se…

27/01/2021

Del sondazhi i kompanisë italiane për zgjedhjet: LSI rënie drastike! Ja çfarë ka ndodhur me PS dhe PD

27/01/2021


NA NDIQ NE YOUTUBE

https://youtu.be/H45Uk193sck

NA NDIQ NE FACEBOOK

  • 109.4k Fans

TE REKOMANDUARA

Dy “boksierët” që grushtuan Saimirin po luftojnë të mbrojnë Ilirin

14 hours ago

Spiropali “edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë”. E pastrehë… jo se është e varfër, por ka CV të varfër!

20 hours ago

“Mirësevini në Tiron”, kryeqytetin e Kryebashkiakut më të ndotur të Evropës që po kërcënon jetën e qytetarëve të tij

2 days ago

ME TE LEXUARAT

  • Blendi Fevziu sjell provat se si më 21 Janar Edi Rama tentoi të vriste Sali Berishën: Dritarja e tij u qëllua me plumba

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasësit që ndodheshin në Bulevard në 21 Janar një ditë më pas e kanë kërcënuar me jetë Edi Ramën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Më la tërë natën pa gjumë dhe në mëngjes vura duart në kokë”! Artan Hoxha bën publike dosjen: Kokat e politikës i rrinin gatitu b.osit të k.rimit! Kishte edhe numrin e drejtorit tim!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kandidatja për deputete e PS-së zbulon detajet intime, tregon vendin më të çuditshëm ku ka bërë s*ks (Foto)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Adi Krasta: Nëse më 25 prill nuk fitojnë Basha-Kryemadhi, fajin do t‘ia hedhim popullit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Ekskluzive

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Blog
  • Debat
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Windows 10 Kaufen Windows 10 Pro Office 2019 Kaufen Office 365 Lizenz Windows 10 Home Lizenz Office 2019 Home Business Kaufen Windows 10 Lisans Office 2019 Mac Satın Al