Ambasadori i Italisë në Tiranë, Aberto Cutillo ka dhënë opinionin e tij lidhur me situatën e krijuar si shak i formimit të Gjykatës Kushtetuese .
Për Cutillon, është e rëndësishme që për këtë situatë të krijuar të merret mendim nga Komisioni i Venecias.
“Sekuestrimet e pasurive te krimit janë efikase dhe shpresoj të bëhen edhe në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Italia të bashkëpunojnë së bashku në lidhje me këtë. Nuk i njoh zhvillimet e fundit për Kushtetuesen Por u në them se është thelbësore për shumë vende edhe në Shqipëri. Duhet të jetë në funksion sa më të shpejtë, dhe në baze të ligjit dhe procedurave. Ka një debat për kompetencat por që duhet të bashkëpunojnë për një zgjidhje që të jete e mirëpritur. T’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishme të kemi një rrugëtim për çdo dyshim për këtë gjykatë. Mund të bëhet shumë shpejtë. E rëndësishme është që të bjerë poshtë çdo lloj dyshimi. Ky është sugjerim personal”, -ka thënë ndër të tjera Cutillo.