Samiti i Berlinit u përmbyll pa ndonjë marrëveshje konkrete. Kosova nuk fitoi as liberalizimin e vizave të pritur prej disa vjetësh dhe që po zvarritet vazhdimisht
Në këtë mënyrë, pa asgjë, do të kthehet në Kosovë kryeministri Ramush Haradinaj.
Këtë e tregoi edhe me përshëndetjen e ftohtë që kishte me nikoqirët e këtij takimi, Angela Merkel dhe Emanuel Macron.
Haradinaj ka publikuar në Facebook një video nga momentet e përshëndetjes duke u shfaqur i ‘akullt’.
E ndërsa kryeministri i Kosovës e reflekton faktin që nuk pati asgjë të re dhe për tu shënuar nga Samiti i Berlinit, kryeministri Edi Rama nuk dorëzohet kollaj dhe e quajti samitin si një sukses.
Rama ishte në Kancelerinë Gjermane për takimin dypalësh dhe më pas në Samitin Franko-Gjerman për Ballkanin Perëndimor.
Por e vetmja gjë që mori me vete, të paktën sipas radios shtetërore gjermane Deutsche Welle ishte lajmi se negociatat nuk do të hapen as në qershor e ndoshta duhet pritur aty nga vjeshta.