Katër vite më parë, Sadije Berisha do të vizitonte Tiranën për të ndihmuar princ Lekën dhe Elia Zaharian për përgatitjet e dasmës.
Sadija pranoi asokohe një intervistë pët revistës “Living”.
E gjitha kjo na u kujtua pas një scroll-i të shkujdesur në Instagram, teksa përpara syve na del një foto e Shkëlzen Berishës me dy fëmijët.
Ndonëse ai tregohet i rezervuar me jetën e tij private e në rrjetin social ka diku tek 50 foto, me fëmijët ka vetëm 3 poza.
Fëmijët janë rritur kaq shumë dhe ngjashmëria me të atin nuk mund të shpërfillet.
Përpos komenteve të shumta, ai i Arminës nuk ka munguar gjithashtu, e cila ka lënë tre zemra.
Shkëputur nga revista Living më poshtë do të përmbledhim shkurt rrëfimin e Sadijes , sesi fëmijët e pritën vërtetë divorcin e si u ndryshoi jeta, pasi Shkëlzeni la të ëmën për t’u lidhur me Armina Mevlanin:
“Për fat të keq, ky divorc fëmijëve u ka ardhur i papritur. Ata nuk humbën vetëm praninë e babait të tyre, por u ndryshoi e gjithë jeta.
Kjo për arsye se neve u larguam menjëherë për në Suedi.
Ata humbën shokët e shkollës, mësuesit, kushërinjtë, shtëpinë ku ishin rritur, macen, qenin dhe kalin.
Dhimbja ime si nënë ka qenë e madhe, pasi për Medinën dhe Laidonin rruga për t’u përshtatur me këtë situatë të re dhe këtë ndryshim jete drastik, ka qenë e gjatë dhe e vështirë.”