Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën pas shembjes së teatrit dhe protestës që po bëhen në kuadër të kësaj çështje. Rama në fjalën e tij tha se kjo nuk është një protestë kombëtare por e disa artistëve dhe e partive politike.
Rama ironizoi edhe rolin e kryedemokrait Lulzim Basha duke thënë se Luli është artisti më i madh atje.
“ E kuptoj, e kam pranuar që ai është artist. Ai është në krye të turmës.”-tha Rama për Euronews Albania.