Moderatorja e njohur shqiptare Vjola Spiro është në zi pasi disa ditë më parë humbi babain e saj nga COVID-19. Një dhimbje e madhe që sikurse shkruan ajo, nuk mund të përshkruhet me fjalë.
Viola i ka bërë një dedikim prekës babait të saj në rrjetet sociale. Moderatorja ka publikuar një foto në “Instagram”, teksa i premton se do të jetë gjithmonë duke qeshur me të, si në foton e tyre të fundit.
“Do qeshim gjithmone bashkë si ne foton tone te fundit, babka im…”, ka shkruar moderatorja.
Babai i moderatores, Rodolf Spiro, ndërroi jetë pak ditë më parë në Turqi në moshën 63-vjeçare. Pak kohë më parë ai u infektua me COVID-19 dhe nuk ia doli dot të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm