Për herë të parë kryeministri Rama nxori mbrëmë hartat, që tregojnë se si Sali Berisha e shiti detin në 2009 dhe që me kërkesë të PS, u rrëzua nga Kushtetuesja e u rikthye në 2012 në normalitet.
Por teksa ka komentuar zhvillimet e fundit, Berisha ka publikuar deklaratën nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ka folur i bindur në parlament mbi projekt-ligjin për të shtrirë zonën bregdetare në 12 milje në detin Jon duke thënë se pas katër muajsh, detet e Greqisë do të dyfishohen.
Akuzat e ish-kryeministrit drejt Ramës kanë sjellë reagime të shumta në rrjet. Shumë komentues e akuzojnë Berishën se ai ka qenë i parë që ka bërë marrëveshje të fshehta për detin me Greqinë.
Komentet