Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjithmonë e ka treguar marrëdhënien e fortë që ka me djalin e vogël Zaho.
Ai vazhdimisht publikon foto dhe video të ndryshme me Zahon që marrin menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Mirëpo, ndonëse është i vogël Zaho siç duket ka filluar ta kuptojë pak nga pak punën që i ati bën. Së fundmi, Rama ka qenë së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj në një takim me qytetarët dhe Lali Eri i ka thënë: “Do na e thuash përgjigjen epike të Zahos kur e pyesin ça pune bën babai”.
Kështu Kryeministri zbuloi se i biri i përgjigjet “Babi vetëm flet”.
“Sepse dëgjon të ëmën kur shkoj në shtëpi në darkë vonë, kur jam duke folur në telefon, më thotë: “Nuk je lodhur akoma? Ne në shtëpi nuk kemi “kazan” shqip, s’ka lajme dhe nuk sheh televizor. Ai sheh Spiderman e nuk di fare nga këto të tjerat nuk është i informuar”, ka thënë ndër të tjera Rama.