Deputeti Myslim Murrizi sot në emisionin ‘Open’ ka nxjerrë një letër duke shkaktuar shumë debat, ku në të sipas deputetit tregon që nuk je spiun. I ftuar në studion e “Open”, Murrizi i tha analistit Andi Bushati që ta lexonte dhe pyeti Agron Gjekmarkajn, nëse edhe ai e kishte marrë.
Ky i fundit, tha se nuk kishte pse të merrte letra për të vërtetuar që nuk ishte spiun, por e ftoi Murrizin të përballej me të në gjyq.
Murrizi: Ja kam thënë Bashës që nga 2017. Unë s’jam spiun si këta.
(vijon biseda mes Murrizit dhe Gjekmarkaj)
Murrizi: E ke marrë ti këtë letër?
Gjekmarkaj: Jo se kam marrë, ta vërtetoj, s’jam spiun unë, nëse do shkojmë në gjyq, po fitova më jep 1 mln euro.
Murrizi: S’më vë dot gjobë mua.
Gjekmarkaj: S’ka bir nënë e bir kur*e që më akuzon mua për spiun.
Murrizi: S’po të akuzoj.
Gjekmarkaj: Nuk e bën dot.
Murrizi: Do jem shumë pragmatist me ty…
Gjekmarkaj: Bëji verifikimin dhe çoje në gjykatë..