Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku komentoi dje situatën e krijuar për shkak të dialogut Kosovë-Serbi për korrigjim kufijsh.
Gjatë një interviste televizive, ai tha se kjo çështje mund të konsiderohet si dështim i ndërkombëtarëve. “E ndjek me interes këtë çështje. Është shumë e debatueshme. Nuk është aq e thjeshtë saç mendohet. Në dialog ka dështim të BE-së, sepse nuk konkretizoi marrëveshjet.
“De facto” Kosova nuk ka parë asnjë përfitim nga ky dialog. Kosova dhe Serbia duhet të diskutojnë si dy vende të barabarta. Kush garanton se nëse ndodhin të gjitha këto, Rusia nuk vendos përsëri veto për të mos e njohur Kosovën?
Kjo tezë tepër e rrezikshme. Hapja e këtij dialogu bën që Kosova të vihet në tryeze e pafuqishme dhe e pambrojtur”, deklaroi ish-ambasadori Arben Çejku. Ndërsa sa i takon debatit Berisha-Thaçi ai shprehu keqardhjen e tij, teksa argumentoi se në këto situata liderët shqiptarë duhet të jenë të bashkuar.