Nga Bledi Mane
Për Mark Markun e dija që punonte atje. Ri te dera dhe u bërtet kalimtarëve pse nuk futen brenda. Herë i shan, herë i mallkon por gjithësesi askush nuk merr mundimin ti kthejë sikur një përgjigje. Por që paska filluar punë turni i dytë edhe Arben Malaj, sot e morra vesh…
Njëri nga Veriu e tjetri nga Jugu. Të dy me tituj akademikë “profesorë”, të dy lektorë nëpër universitete, të dy ish deputetë që vegjetojnë me taksat tona prej gati 25 vitesh kanë rrëmbyer e përlarë ç’ka kanë dashur e kurrë askush s’u ka kërkuar llogari minimale.
Njëri djathtas, tjetri majtas i janë bashkuar të njëjtës kauze: nuk i ndahen politikës moçaliste e duan të hynë me sesbën sërish në Parlamentin e 2021 dhe para kohe e kanë filluar nxemjen.
Flokëbardhi ulëret e kërcënon në studiot televizive, flokëziu mallkon e gjobit nëpër rrjete sociale. I djathti kërkon ti bjerë në sy Lulzim Bashës së Partisë Demokratike, i dyti i lëpihet Agron Dukës së Partisë Agrare.
Të dy te dera e së njëjtës bordello rropaten e lodhen për të joshur klientë me shpresën se do përfitojnë përqindje por përsëri askush nuk futet brenda. Dhe më e keqja është se klientelë llogarisin elektoratin, votuesit, ty, ata, ne, mua.
Ne që ia kemi marrë dorën derës së bordellos dhe hymë aty brenda jo duke paguar, por duke masturbuar. Ndërtesa e bordellos është e vjetër por nëse mot në qershor nuk do ketë kurva të reja, roje të rinj është mirë që askush nga ne të mos futet brenda.
As votën e as rrotën nuk meritojnë! Mos më keqkuptoni. Rrota nuk ka konotacion seksual, “rrota” simbolizon lëvizjen, kohën tonë të çmuar.