Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA njoftoi se koronavirusi nuk përhapet lehtë nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve.
Kanë ndryshuar qëndrim ekspertët, pasi vetëm pak javë më parë thanë se duhej pasur kujdes nga prekja e objekteve, pasi kishin rrezikshmëri për infektim.
Agjencia Shëndetësore nuk e konsideron më si një mënyrë parësore të përhapjes së virusit dhe shtoi se koronavirusi nuk transmetohet me lehtësi nga prekja e sipërfaqeve ose e objekteve.
Sidoqoftë, njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi shkencëtarët po punojnë që ta zbulojnë më gjerë se si përhapet virusi, paralajmëron CDC-ja.