“Dështimi me përgjigjen ndaj pandemisë nga ana e OBSH-së kushtoi shumë jetë njerëzish”. Akuza u ngrit nga sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar, duke përforcuar tezën e presidentit Donald Trump, sipas të cilit zyrtarët e lartë të organizatës nuk reaguan në kohë për të ngritur alarmin për shkak të presionit nga Kina.
“OBSH ka dështuar në mënyrë dramatike të sigurojë informacione mbi pandeminë e koronavirusit, kjo nuk mund të ndodhë përsëri”, -tha Azar.