Ish-zonja e parë e Francës, Carla Bruni do të mbajë koncert më datë 21 QERSHOR në amfiteatrin e Butrintit.
Gruaja e ish Presidentit Nicolas Sarkozy do të vijë në Shqipëri për herë të parë në kuadrin e Ditëve të Muzikës.
Më 21 qershor ajo do të jetë në amfiteatrin e Butrintit ku do të prezantojë albumin e saj të ri “French Touch”.
Me anë të një videoje që ka publikuar në profilin e saj në Facebook, Bruni fton të gjithë shqiptarët që të shkojnë në amfiteatrin e Butrintit për ta dëgjuar.
“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni dhe do të këndoj për ju në Ditën e Festës së Muzikës, në Teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00.
Shpresoj të jeni atje,”- dëgjohet të thotë diva e muzikës në video.
“French touch” është albumi i pestë që kantautorja dhe modelja e njohur ka hedhur në treg.
Carla Bruni është vlerësuar si një nga gratë më të rëndësishme në botë nga revista “Forbes” në vitin 2010.