Gazeta amerikane “The Washington Post” ka publikuar një foto nga Tirana duke treguar masat që janë marrë për të penguar përhapjen e Covid-19.
Fotografia tregon qytetarët që kalojnë përmes pajisjeve dezinfektuese në hyrje të tregjeve.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në postimin e tij në rrjetet sociale me këtë publikim të medias amerikane i kthen përgjigje kritikavëe të PD, duke theksuar se ata “që bëjnë sikur japin mend, do t’i mohojnë ato që thonë sot pa u menduar që kjo është një luftë”.
Postimi i Balles!
Gazeta e rëndësishme amerikane “The Washington Post” vlerëson si shembull Tiranën për vendosjen e pajisjeve dezinfektuese në hyrje të tregjeve.
SHQIPËRIA DO TA FITOJË LUFTËN DHE ATA QË BËJNË SIKUR TË JAPIN MEND Që S’I KANË, QË SHAJNË E MALLKOJNË, TEKSA RROTULLOHEN NË DIVAN E ÇOHEN VETËM PËR TË HEDHUR VRERË MBI ATA QË PUNOJNË, DO T’I MOHOJNË ATO QË THONË SOT PA U MENDUAR E PA E KUPTUAR QË KJO ËSHTË NJË LUFTË. KUJA E PASKRUPULLT E MJERANËVE TË SHQUPIT LE TË VIJOJË. MJEKËT DHE INFERMIERËT NË FRONT PO BËJNË HISTORI DHE PO SHPËTOJNË ÇDO DITË JETË.