Të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Shqipëri, Leyla Moses-Ones e kemi parë gjithnjë serioze nën “petkun” e kostumit dhe të seriozitetit që përcjell vetë detyra e saj.
E me siguri as që do ta imagjinonim ndryshe. Por në disa foto të publikuara në faqen zyrtare në Facebook, ajo shihet me një tjetër “look”.
E veshur me një fustan të zi ku dominojnë lulet e kuqe, me një trëndafil në flokë e buzëkuqin që nuk del kurrë nga moda. Pak më tepër make up dhe disa vathë më të gjatë.
Kështu është paraqitur Leyla Moses-Ones në festën e përvjetorit të 244-rt të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara, një ballo tradicionale e cila përfshin edhe ceremoninë e ndarjes së tortës dhe feston themelimin e Korpusit, historinë dhe traditat e tij.
““Marinsat amerikanë përfaqësojnë më të mirën e vlerave amerikane dhe unë do të jem e para që do të bëj detyrën time duke dhënë më të mirën për të shfaqur të njëjtin nivel nderi, guximi dhe përkushtimi që ju tregoni çdo ditë”, është shprehur ajo./Fjala.al