Artur Kalaja gjyqtari i Apelit te Tiranes eshte konfirmuar ne detyre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Gjyqtari doli i paster ne tre kriteret e vleresimit , si pasuria , pastertia e figures dhe aftesia profesionale.
Gjatë seancës, KPK ngriti pikëpyetje mbi një kontratë sipërmarrje të baskëshortes së tij dhe përfitimin e 24 milion lekëve të babait të tij në AKPP.
Në këtë moment gjyqtari u përlot dhe tha: “S’kam pasuri të paluajtshme, kam vetëm dy mjete. Kam dy fëmijë në shkollë publike”.
Artur Kalaja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000.
Fillimisht ka punuar në Gjykatën e Elbasanit.
Në vitin 2006 ai emërohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe sot.