Përfaqësuesi i Gjysmë Hënës Siriane që luajti një rol mjaft të rëndësishëm në operacionin për shpëtimin e Alvinit tha se organizata ku bën pjesë është gati edhe për operacione të tjera shpëtimit të fëmijëve që ndodhen në kamp.
“Kontakti i parë ishte me përfaqësuesin e Kryqit të Kuq Italian. Shteti dhe populli sirian u treguan të gatshëm, por nuk ka qenë e thjeshtë. Nëse nuk do të kishim informacione të detajuara nga Shqipëria dhe Italia nuk do të kishim arritur këtu,ky sukses është simbol i bashkëpunimit mes Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës Siriane,jemi gati të ndihmojmë edhe në të ardhmen” tha ai.