Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të nënës së Kryeministrit Rama, duke bërë sikur ka harruar se dy ditë më parë i çoroditur psiqikisht dhe si i pafytyrë që është, doktoresh Anetën e kërcënoi, duke e akuzuar se Edi Rama ishte djali i një krimineli që kishte pushkatuar poetin Havzi Nelaj, një përrallë e sajuar nga tutori demokomunist Sali Ram Berisha dhe e tjerruar nga gjithfarë perversi pa formë dhe përbërje, për të denigruar figurën e Skulptorit të Popullit Kristaq Rama e natyrisht duke menduar se do dëmtoi sadopak reputacionin e Edi Ramës si kryeministër.
Nëse është e “vërtetë”, e ndjera Aneta sipas ligjit dhe zakonit nuk meriton respekt, sepse është bashkëshortja e një v.rasësi dhe gjithsesi ka pjesë dënimi për ato që ka bërë skulptori me çekiç dhe daltë.
Ndaj, për njerëz normal kjo është ose hipokrizi ose tallje, sepse nëse Likja shkon para drejtësisë për vjedhje, natyrisht edhe Moni mbanë përgjegjësit e saj si bashkëshorte, që i kanë ndarë dhe ngrënë sëbashku gjithë të mirat…ndaj duhet të ndaj edhe të këqijat
Përmes një postimi në rrjete sociale Likja hiqet shumë i “dhimshëm” kur shpreh “ngushëllimet më të sinqerta” për familjen Rama.
Ja postimi i tij:
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta.
U prehtë në paqe!”.
Aneta Rama ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. /Tellalli.al