• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0699123588
Saturday, January 23, 2021
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Histori

Historia e panjohur e sundimtarit të Egjiptit, me origjinë shqiptare

03/01/2021
in Histori
0
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Ka historianë që thonë se origjina e Mehmet Aliut (ose Muhamed Ali Pashës), sundimtarit të Egjiptit në shekullin e 19-të, është e paqartë.

Për historianin britanik me origjinë hebraike Simon Sebag Montefiore nuk ka dilemë: Mehmet Aliu ishte shqiptar, i lindur në Kavallë të Greqisë së sotme. Për 15 vjet Mehmet Aliu dominoi rrethanat politike në Lindjen e Afërt dhe pushtoi gati tërë Perandorinë Osmane. Ai u lind më 1770, një vit pas Napoleon Bonapartës.

Nga bashkëkohësit Mehmet Aliu u quajt Napoleoni i Orientit. Të dy, Mehmet Aliu dhe Napoleon Bonaparta, shquheshin si gjeni ushtarakë dhe si strategë tepër ambiciozë. Montefiore e përshkruan Mehmet Aliun si shqiptar mjekërbardhë, që vishej thjeshtë – me turban të bardhë, pantofla të verdha dhe një pelerinë të kaltër me tis të gjelbër.

Me vete bartte përherë një llullë prej ari e argjendi, një metër e gjysmë të gjatë, të stolisur me diamante. Tiparet e fytyrës së tij ishin tatare dhe nga sytë e tij buronte një zjarr i shfrenuar. Si shenjë të pushtetit të tij ai mbante një jatagan.

Mehmet Aliu arriti në Egjipt në çastin e duhur dhe me ushtarët e tij shqiptarë mbështeti osmanët në luftë kundër Napoleonit. Kur u larguan francezët, Mehmet Aliu e shfrytëzoi vakumin e pushtetit dhe mori kështjellën e Kajros. I biri i tij Ibrahimi (disa mendojnë se ishte nipi i tij) e ftoi udhëheqjen e mamelukëve për të marrë pjesë gjoja në një ceremoni ushtarake.

Mamelukët erdhën – dhe Ibrahimi urdhëroi masakrimin e tyre (më 1811). Dy dekada më vonë, më 1830, krerët e Perandorisë Osmane ftuan prijësit shqiptarë në një banket në Manastir, me ç’rast do të arrihej pajtimi mes osmanëve dhe kryengritësve shqiptarë.

Ky ishte një kurth: krerët shqiptarë u masakruan. Në romanin «Komisioni i festës» Ismail Kadare e ka përshkruar këtë ngjarje.

Pas vrasjes së mamelukëve, Sulltani e emëroi Mehmet Aliun guvernator të Kajros. Sipas historianit Simon Sebag Montefiore, Mehmet Aliut i duheshin vetëm katër orë gjumë. Ai thoshte se kishte mësuar të lexojë tek në moshën 45-vjeçare.

Çdo mbrëmje konkubina e tij më e dashur i lexonte nga veprat e Montesquieu dhe Machiavelli. Charles-Louis de Secondat, Baron de La Brède et de Montesquieu (1689-1755) ishte shkrimtar francez, filozof, teoricient i çështjeve shtetërore gjatë periudhës së iluminizmit. Montesquieu konsiderohet pararendës i sociologjisë dhe themelues i shkencës moderne të historisë.

Niccolò Machiavelli (1469-1527) ishte filozof, politikan, diplomat, kronist, shkrimtar dhe poet italian. Kryevepra e tij është «Princi» («Il Principe»). Maksima pragmatike e Machiavellit në këtë vepër është kjo: qëllimi i arsyeton mjetet.

Parakusht për një shtet të fuqishëm, sipas Machiavellit, është aftësia e sundimtarit për të mbrojtur pushtetin e tij me të gjitha mjetet dhe pa marrë parasysh çmimin. Mehmet Aliu duket se e dëgjoi me vëmendje porosinë e Machiavellit, andaj duke u bazuar në modelin europian ai themeloi ushtrinë e Egjiptit të përbërë nga 90 mijë pjesëtarë dhe ndërtoi një flotë të organizuar mirë.

Në fillim Sulltan Mahmuti i II-të me shumë dëshirë e shfrytëzonte ndihmën e armatës efikase të Mehmet Aliut. Kur vahabitët, të prirë nga dinastia e Al-Saudëve, pushtuan Mekën, Sulltan Mahmuti i II-të i kërkoi ndihmë Mehmet Aliut. Shqiptari i përzuri vahabitët nga Meka dhe ia dorëzoi osmanëve imamin e vahabitëve, Abdallah I. ibn Saud. Më 1818 imami i vahabitëve u ekzekutua në Stamboll me heqje koke. /Nga Enver Robelli


  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Related Posts

Aktualitet

Publikohen dokumentet e rralla nga gripi spanjoll në Elbasan: Si merrnin leje tregtarët për të lëvizur nga qyteti në qytet

18/01/2021
Aktualitet

I panjohur në Shqipëri, por një hero anti-mafia në Itali: Historia e pabesueshme e 22-vjeçarit shqiptar që u vra si tek “Oktapodi”

16/01/2021
Histori

Helmeta ilire e zbuluar në Kroaci ngjall debate, arkeologët thonë se i përket luftëtarit grek

04/01/2021
Histori

Gjenetika rrëzon tezat serbe mbi prejardhjen e Kelmendit

28/12/2020
Histori

“No pasaran”! Shqiptarët që luftuan në tokën spanjolle

26/12/2020
Histori

“Morbus Albanensis”, “sëmundja” që i mban të lidhur të huajt me Shqipërinë

20/12/2020
Next Post

Sa do të zgjasë Covid? Tritan Kalo: Në javën e dytë dhe të tretë të janarit mund të ketë një rritje të rasteve

Zgjedhjet në Xhorxhia përcaktuese për kontrollin e Senatit

Kongresi gjatë vitit 2020 në SHBA dhe “bëmat” e Donald Trump


TE FUNDIT

Aktualitet

Habit Gazment Bardhi: S’dimë si do jetë fleta e votimit! Rusmalin e propozoi PS!

22/01/2021

Sekretari i Përgjitshëm i PD, Gazment Bardhi, u shpreh mbrëmjen e së premtes së Partia Demokratike dhe...

Perla e ditës: Ylli Baka vlerësohet si “Mjeshtër i Madh” nga juria kompetente e Presidencës, mes të tjerash se është gjysëm skraparli e ka miliona klikime në Youtube

22/01/2021

Kushtetuesja pranon Metën, kalon për shqyrtim padia qesharake për shembjen e Teatrit Kombëtar

22/01/2021

‘Nga e diela priten reshje intensive dhe përmbytje’, Porja: Ky janar i veçantë, jashtë parametrave klimatike

22/01/2021

Bollino tregon për herë të parë scoop-in që bëri në News24: Si do të rridhte historia nëse pamjet e 21 janarit do të mbeteshin në xhepin e një gazetari?!

22/01/2021

SKEDA/ Kush janë disa nga të “fortët” e Niklës që RENEA iu ‘prishi gjumin’ natën e kaluar

22/01/2021

Rrëfimi i plotë i Bamir Topit për 21 Janarin: Berisha tentoi të më përfshinte në mbulimin e krimit të tij, më çoi Bashën në zyrë, pasi refuzova më rrethoi

22/01/2021

Shqipëria vend me rrezik të lartë për shkak të COVID-19?! Gjermania bën të detyrueshëm testin për kalimin e kufirit nga 24 janari

22/01/2021


NA NDIQ NE YOUTUBE

https://youtu.be/H45Uk193sck

NA NDIQ NE FACEBOOK

  • 109.4k Fans

TE REKOMANDUARA

Ja si do e “thante barkun” tufa e “telehaleve” që i tërboi dreka te Nusreti!

2 weeks ago

Tri “damka” për batakçilerët që duan pushtet, duke na mbrojtur “detin e shitur” pas mullarëve në Athinë

3 weeks ago

Faleminderit “Mimoza Llastica” që na ndihmon, por faleminderit dhe ti “Prifti” Budina që na shkatërron! ( Foto+Video)

1 month ago

ME TE LEXUARAT

  • “E morët vesh se nuk u vrau xhaxhi me çadër pistoletë”?! Artan Hoxha plas deklaratën tjetër të fortë për ‘21 Janarin’ dhe zbulon çfarë do të ndodhë sot: Ata lartë do…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • K.rim pasioni? Zbardhen detaje të forta nga djegia e biznesmenit: Prokuroria italiane dyshime të rënda nga veprimet e bashkëjetueses shqiptare Emëron si drejtues të bizneseve një tjetër person në vend të Davide Pecorellit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “S’ishin protestuesit”! Sokol Balla flet për 21 Janarin: Kush e hapi derën e gardhit të Kryeministrisë?! Unë e kam parë me sytë e mi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Berisha: Edi Rama do na sulmonte prapë më 21 janar, ndaj s’i dorëzova gardistët. Vrasjet ishin konform ligjit, ata s’i mbanin kot armët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Taulant Balla e kapi ‘mat’, nuk përmbahet “trimi i studiove” Gjekmarkaj: Mos më detyro të të kthehem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Ekskluzive

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Blog
  • Debat
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Windows 10 Kaufen Windows 10 Pro Office 2019 Kaufen Office 365 Lizenz Windows 10 Home Lizenz Office 2019 Home Business Kaufen Windows 10 Lisans Office 2019 Mac Satın Al