• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0699123588
Thursday, January 28, 2021
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ilir Meta subjekti i parë i SPAK: Ja si pasuria miliona euroshe, transaksionet në Angli, zhdukja e floririt dhe afera e CEZ pritet të fundosin presidentin

17/08/2019
in Aktualitet, Kronike
0
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Struktura e Posaçme Antikorrupsion pritet që të mos tolerojë askënd. Pas tre vitesh pritje, në shtator ajo do të jetë gati dhe shumë emrave të njohur në politikë kanë filluar t’u dridhen këmbët. I pari që e ka ekspozuar veten është padyshim presidenti Ilir Meta. Në radhët e politikanëve ka shumë që nuk e duan reformën në drejtësi, por të vetmit që e sulmojnë procesin janë 2 emra: Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Që të dy janë emrat më të përfolur se do të jenë subjekt i SPAK. Por teksa Berisha ka 6 vite larg pushtetit, Meta është ende president dhe sigurisht që është më i rrezikuari. Normalisht shtrohet pyetja se çfarë mund të fundosë presidentin? Gazeta ka bërë një sërë hulumtimesh dhe rezulton se presidenti ka shumë çështje që mund ta rrëzojnë. E para është pasuria. Meta ka qëndruar shumë pak kryeministër dhe pastaj ka mbajtur poste ministri e kryetar Parlamenti. Por krahasuar me ish-ministrat e tij, gëzon një pasuri tepër të lartë. Gazeta ka bërë një përmbledhje të pasurisë së tij që në vitin 2003 e deri më sot. Deklarimi i pasurisë nisi në vitin 2003 dhe nuk dihet më parë se çfarë ka pasur Meta. Por mjaftojnë këto deklarata që të shohësh sesi pasuria e Metës dhe e Monika kryemadhit ka shkuar deri në 1 milion euro. Nëse bëjmë një krahasim me procesin e vetingut, dhjetra gjyqtarë e prokurorë u penalizuan pikërisht sepse nuk justifikojnë pasurinë.

Pasuria: Por si kanë ndryshuar të ardhurat e presidentit aktual? Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në vitin 2003 apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidentit aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI. Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Por në vitin 2010 dhe për koicidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë bankare 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje kesh. Ndërsa Kryemadhi ka deklaruar pagën si Sekretare Organizative në LSI, pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe marrjen e një apartamenti banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës, me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k.. Në vitin 2013 zonja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka përfituar 13 apartamente banimi me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons sh.p.k., për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Zonja Kryemadhi dhe zoti Meta kanë shitur plot 8 apartamente dhe prej tyre kanë përfituar në total 785.105 mijë euro.

Transaksionet në Londër: Një tjetër detaj që bie në sy në pasurinë e presidentit janë transaksionet që janë bërë në Londër për të mbuluar pagesat e shkollimit për fëmijët. Të tre fëmijët shkollohen në Britaninë e Madhe. Të gjithë e marrin me mend koston e jetesës atje. Në 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre. Ndërsa në 2018 është deklaruar një llogari bankare rreth 12 mijë paund, po me shpenzime për shkollën. Pra, presidenti dhe bashkëshortja e tij gjithmonë kanë qenë rrogëtarë shteti, si u bë kjo pasuri? Sa u takon apartamenteve, vetë Kryemadhi ka deklaruar se ja dha lejen Rama. Pyetja që shtrohet është, si u ndërtua ky pallat? Nga erdhën financat dhe si u lidh pakti me kompaninë në fjalë? Pra të gjitha këto duhet të jenë subjekt verifikimi.

Dosja CEZ: Një tjetër çështje e nxehtë që mund të fundosë presidentin është afera CEZ-DIA. Është përfolur gjatë emri i kreut të shtetit në këtë mes dhe i vetmi që pati guxim ishte juristi Romeo Kara. Ai ka bërë një padi në prokurori dhe çështja është në hetim. E bukura është se dosja ndodhet te Krimet e Rënda dhe sipas ligjit, ajo do transferohet te SPAK. Nëse prokurorët kanë vullnet, do i hapin shumë telashe presidentit.

Blloku 700 mijë eurosh dhe floriri: Një tjetër çështje e freskët është ajo e videos Meta-Prifti. Edhe pse përmes një pakti të fshehtë Meta e amnistoi veten nga rigjykimi. Në kuadër të reformës në drejtësi u bënë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, duke vendosur që një çështje e gjykuar të mos rihapet më. Por nëse prokuroria ka vullnet, mund ta fundosë presidentin. Në video ai akuzohej se kishte marrë ryshfet për tenderin e një hidrocentrali. Mjafton të nisin hetimet për tenderin në fjalë dhe zbulohet gjithçka. Ndërkohë, një çështje e hapur është dhe zhdukja e floririt në Krrabë. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, askush nuk është ndëshkuar. Sipas ligjit, SPAK ka të drejtë të hapë dosjet që janë mbyllur që më 1991. Nëse analizojmë krerët e politikës, duket se presidenti është më i rrezikuari./ Kliti Topalli


  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Related Posts

Aktualitet

“Politikan me stomak”, artisti i njohur shqiptar rrëfen çfarë mendon për kryeministrin Edi Rama: Nuk ma merr mendja se…

27/01/2021
Aktualitet

Del sondazhi i kompanisë italiane për zgjedhjet: LSI rënie drastike! Ja çfarë ka ndodhur me PS dhe PD

27/01/2021
Aktualitet

Balla zbulon detajet e forta: Plumbi mund të më kishte marrë mua, ja si i shpëtoi Basha arrestimit

27/01/2021
Aktualitet

“Nga Rinasi do të fluturohet më lirë, ulet tarifa e pasagjerit”! TIA jep lajmin fantastik: 100 milionë € investime, i’u tregojmë ndryshimet e reja

27/01/2021
Diaspora

Bëri për spital ish-gruan, zbardhen detajet si nis sherri në familje mes Albert Krasniqit dhe babait që çoi në vrasjen e biznesmenit

27/01/2021
Aktualitet

Kush i bën këto ndërtime?! Rama tregon batutën me qytetarin: I bën Ndragheta me mafian

27/01/2021
Next Post

Gjermania kërkon 472 mijë punëtorë, këto janë profilet më të kërkuara përveç infermierëve dhe mjekëve

Si fitohet një vend pune nga qytetarët e ardhur nga Ballkani në Gjermani?! Marrja e kontratës tek rreziqet dhe...et

Piloti që bëri ulje emergjente në fushë misri: Nuk jam hero!


TE FUNDIT

Aktualitet

“Politikan me stomak”, artisti i njohur shqiptar rrëfen çfarë mendon për kryeministrin Edi Rama: Nuk ma merr mendja se…

27/01/2021

Prej 8 vitesh në krye të qeverisë në vendin tonë është një piktor, kryeministri Edi Rama. Një...

Del sondazhi i kompanisë italiane për zgjedhjet: LSI rënie drastike! Ja çfarë ka ndodhur me PS dhe PD

27/01/2021

Balla zbulon detajet e forta: Plumbi mund të më kishte marrë mua, ja si i shpëtoi Basha arrestimit

27/01/2021

“Nga Rinasi do të fluturohet më lirë, ulet tarifa e pasagjerit”! TIA jep lajmin fantastik: 100 milionë € investime, i’u tregojmë ndryshimet e reja

27/01/2021

Kush i bën këto ndërtime?! Rama tregon batutën me qytetarin: I bën Ndragheta me mafian

27/01/2021
Shefja e misionit te OSBE-ODIHR, ambasadorja, Audrey Glover dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, duke dale pas nje takimi ne seline e Partise Demokratike, ku eshte diskutuar mbi situaten politike dhe qendrimet e PD per zgjedhjet e 30 Qershorit./r/n/r/nAmbassador Audrey Glover of OSCE/ODIHR Mission in Albania and DP leader Lulzim Basha, leave after a meeting at the Democratic Party headquarters, where they discussed the political situation and the views of the Democratic Party for the June 30 elections.

Nga rindërtimi te listat e zgjedhësve: 7 alibitë e PD-së që sinjalizojnë humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit

27/01/2021

Rusia “hakmerret” ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e grurit

27/01/2021

Plagosi Noizyn në mes të Prishtinës: Ja kush është i riu që u v.ra sot nga babai

27/01/2021


NA NDIQ NE YOUTUBE

https://youtu.be/H45Uk193sck

NA NDIQ NE FACEBOOK

  • 109.4k Fans

TE REKOMANDUARA

Dy “boksierët” që grushtuan Saimirin po luftojnë të mbrojnë Ilirin

6 hours ago

Spiropali “edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë”. E pastrehë… jo se është e varfër, por ka CV të varfër!

12 hours ago

“Mirësevini në Tiron”, kryeqytetin e Kryebashkiakut më të ndotur të Evropës që po kërcënon jetën e qytetarëve të tij

2 days ago

ME TE LEXUARAT

  • Blendi Fevziu sjell provat se si më 21 Janar Edi Rama tentoi të vriste Sali Berishën: Dritarja e tij u qëllua me plumba

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasësit që ndodheshin në Bulevard në 21 Janar një ditë më pas e kanë kërcënuar me jetë Edi Ramën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kandidatja për deputete e PS-së zbulon detajet intime, tregon vendin më të çuditshëm ku ka bërë s*ks (Foto)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Më la tërë natën pa gjumë dhe në mëngjes vura duart në kokë”! Artan Hoxha bën publike dosjen: Kokat e politikës i rrinin gatitu b.osit të k.rimit! Kishte edhe numrin e drejtorit tim!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Adi Krasta: Nëse më 25 prill nuk fitojnë Basha-Kryemadhi, fajin do t‘ia hedhim popullit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Ekskluzive

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Blog
  • Debat
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Windows 10 Kaufen Windows 10 Pro Office 2019 Kaufen Office 365 Lizenz Windows 10 Home Lizenz Office 2019 Home Business Kaufen Windows 10 Lisans Office 2019 Mac Satın Al