• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0699123588
Friday, January 22, 2021
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

“Iliri u kap duke vjedhur haptazi rreth 1 milionë euro”! Frrok Çupi: Ra ky shi në arat e Monalulit! Me këto mashtrim kërkoni të merrni pushtetin?!

13/01/2021
in Blog
0
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Gazetari Frrok Çupi përmes një komenti të detajuar ka ironizuar lëvizjet e ditëve të fundit të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, që duke shfrytëzuar përmbytjet u përpoqën të rrëzonin qeverinë Rama.

Komenti i plotë:

Ra ky shi në arat e Monalulit

Tani po pushon shiu, sipas maxhistratëve të motit, po vjen bora; bora e lag barotin e nuk e ndez si shiu. Monika dhe Luli, të dy të opozitës dykrenore, po donin ta ndiznin edhe një herë luftën me shiun që përmbyti vendin. Nëse do t’i priteshin këmbët qeverisë përmes kësaj përmbytjeje prej Monës dhe Lulit, atëherë kjo do të bënte histori.

Do të shënohej në historinë e përtejme, ndoshta edhe përtej botës, se qeveria ‘Iks’ ra bash në vendin e quajtur ‘Monaluli’. Me kalimin e shekujve as do të mësohej nga vjen emri, as do të gjendej më vendi i saktë ku ra: A në Lezhë ku kishte qenë njëfarë Gjergj Kastriot?, a në Obot ku kishte rrjedhur gjiri i Rozafës?, a në Vjosë, a në Mat, a në Drin?… Po secili do të vinte gishtin sipas vetes, njësoj si sot me vendlindjen dhe me nënën e Skënderbeut: ‘Këtu ishte Monaluli’…

Kështu kanë mbetur në historinë tonë emra të bashkëngjitur, ku ka ndodhur një rënie, me së shumti. Ja ku janë edhe këtej rrotull: Kodra e Marlekaj në Lezhë (e Markut dhe e Lekës), fshati Markatomaj, Rrajavelës, Lisat e Marpepës, Dajç Bregbunës, Ballkankasapi, Malrrenci, Lirflorini…

Mona dhe Luli e gjetën ditën më të keqe për të marrë qeverinë, ditë me shi e me përmbytje.

Qeveria, e dinë ata, bie më lehtë se kurrë në ditën më të zezë për popullin. Në Mesjetë banorëve të rrethuar mureve të kështjellave, u lëshoheshin tufa minjsh me murtajë, ose laraska me helm, ose shigjeta me zjarr.., dhe këtu merrej në dorë populli. Shiu dhe përmbytja janë po kaq ‘të mirë’ për të marrë pushtetin.

Nëse sot e tutje nis bora, atëherë humbi shansi i përmbytjeve…

Po ku gabuan Mona dhe Luli?

Herën e parë gabuan me kuajt:

Luli, mu në kulmin e inondatës, ndezi në rrugë 46 makina, nga Tirana drejt Obotit të Shkodrës. Vetë u vu në krye, por me një distancë që të mund mbetej në ajër jehona e trokut të liderit. Të devotshmit vinin pas tij si kalorësit e hershëm, të 46 ‘kuajt’ nxirrnin flakë në asfalt. Por kur mbërritën në fshatin e përmbytur, edhe ai grusht njerëz që po luftonte me ujin, u struk nga frika. Veturat e fshatarëve ishin zhytur në ujë e askush nuk donte ta dinte për to, e tash do të prisnin edhe 46 të tjera nga ‘pushtimi?! Jo, këtë nuk e pranuan, sepse nuk e panë se ushtria e makinave do të shpëtonte gjë. Luli u dha grushtin (jo dorën) nja katër a pesë militantëve të vet, dhe kaq: Qeveria mbeti më këmbë.

Herën e dytë gabuan me kryqin:

Mona erdhi në Lezhë, vuri kryqin përpara dhe nisi rozaren: ‘Zoja Mari lutu për ne…’. ‘Marinë’ e ka parë gjithnjë si një konotacion të emrit ‘Mona’. Me këtë mashtrim ajo kërkon të marrë pushtetin në Lezhë, aty ku dergjen edhe eshtrat e atletit të Krishtit. Në ditë përmbytjeje si kjo, nuk do të kishte zgalem që ta ndalte turrin e Monës me kryqëzatat e pushtetit. Por gaboi pa dashje: Në turrën e pishave ku do të ndizte triumfin e Lezhës, Mona vendosi një kryq të ri, të larë në flori, jo atë kryq që kishte përdorur sa herë kishte mashtruar Lezhën. Këtu ra histeria e pushtetit përmes kryqit dhe ujit.

Në Lezhë e dinë pse Mona e kishte ndërruar besimin fetar aty nga viti 2011, dhe ishte vetëquajtur ‘katolike’ e Lezhës. Ishin tre arsye: E para, se në Dibër ku ka lindur nuk e votuan, e për këtë kjo i mallkoi ‘dibranët e mi mos ua pafsha bojën!’ dhe iku në krishterim. E dyta, sepse viti 2011 ishte vit i mallkuar për familjen kur Iliri u kap duke vjedhur haptazi rreth 1 milionë euro dhe për këtë u vranë 4 protestues. Atëherë Mona vendosi të ndërrojë Zotin me një Zot tjetër që nuk do ta njihte Ilirin si grabitqar. Dhe arsyeja e tretë, se përmes kryqit, Mona dhe Iliri thanë se ia hodhën e do të vidhnin tokat e Lezhës që nga Kepi i Rodonit ku ka ‘pronar’ tjetër, deri në Bunë…

E kapën në mashtrimin e kryqit dhe i ra gjithë alibia e ‘pushtetit përmes shiut’.

Herën e tretë gabuan më mizerjen:

Edhe pse erdhën rrotull ograjave të përmbytura duke u thënë njerëzve ‘o të mjerët ju, kurrë nuk do të dilni nga uji me këtë qeveri!’, prapë as kjo fjalë mizerjeje nuk mjaftoi. Në një restorant në Dubai, në Arabi, kapën një film ku po hanin darkë disa zyrtarë shqiptarë. Edhe këtë ua sollën në sy njerëzve të përmbytur si për t’u thënë ‘ju jetoni në mizerje, ndërsa këta hanë’. Por ‘over is over’, njerëzia nuk e pranoi aq shumë mizerje mbi ta vetëm për të marrë pushtet. E humbën edhe kësaj here; e di pse?…, sepse njerëzia nuk jeton në mizerje mendore. Monës, edhe sa ishte në Lezhë përmes ujit, i binte telefoni nga Londra ku fëmijët kanë vilat. Edhe Luli kishte prerë biletën për në Hollandë ku ka familjen dhe veten… ‘Ti, Luli, për vete ke zgjedhur një atdhe ku përmbytet gjithë vitin, ça mund të bësh për shiun tonë!?’, i thanë në Shkodër.

Beteja e Monalulit nuk prodhoi pushtet, kjo nuk hyri në histori.


  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Related Posts

Blog

O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

22/01/2021
Blog

Në dyert e 12 banjave në Lalëz të shkruhet ’21 Janar’ si dhe ‘këtu lahen kokat e kokpalarve’

22/01/2021
Blog

Naiviteti në prokurimin e vaksinës i kushton shtrenjtë Maqedonisë së Veriut

21/01/2021
Blog

“E morët vesh se nuk u vrau xhaxhi me çadër pistoletë”?! Artan Hoxha plas deklaratën tjetër të fortë për ‘21 Janarin’ dhe zbulon çfarë do të ndodhë sot: Ata lartë do…

21/01/2021
Blog

“Shkëmbyesit” e rinj të territorit me… Shqipërinë

19/01/2021
Blog

Bollino: Zbulohet kontrata e ‘Pfizer’ që demaskon edhe një herë blof-in e PD-së

19/01/2021
Next Post

Bledi Mane publikon fakte tronditës për Gjykatën Kushtetuese ku deri tani tutori është Ilir Meta:Lebetitëse! Gazetari bixhozxhi i mbytur në borxhe gruaja i zgjidhet anëtare e gjykatës supreme

Përse po largohet para kohe nga detyra Donald Trump? Juristi Romeo Kara nxjerr prapaskenat e forta dhe ka një paralajmërim edhe për vendin tonë

Akademia e Shkencave debaton me Bratajn: Numri i të infektuarve në vend është rreth 600 mijë! Ja si u krye studimi


TE FUNDIT

Aktualitet

Kushtetuesja pranon Metën, kalon për shqyrtim padia qesharake për shembjen e Teatrit Kombëtar

22/01/2021

Godina e Teatrit Kombëtar është rrafshuar që prej majit të vitit që kaloi, por çështja ende nuk...

‘Nga e diela priten reshje intensive dhe përmbytje’, Porja: Ky janar i veçantë, jashtë parametrave klimatike

22/01/2021

Bollino tregon për herë të parë scoop-in që bëri në News24: Si do të rridhte historia nëse pamjet e 21 janarit do të mbeteshin në xhepin e një gazetari?!

22/01/2021

SKEDA/ Kush janë disa nga të “fortët” e Niklës që RENEA iu ‘prishi gjumin’ natën e kaluar

22/01/2021

Rrëfimi i plotë i Bamir Topit për 21 Janarin: Berisha tentoi të më përfshinte në mbulimin e krimit të tij, më çoi Bashën në zyrë, pasi refuzova më rrethoi

22/01/2021

Shqipëria vend me rrezik të lartë për shkak të COVID-19?! Gjermania bën të detyrueshëm testin për kalimin e kufirit nga 24 janari

22/01/2021

Investimi nga Turqia/ Vijon ndërtimi i Spitalit të Fierit, Rama kërkesë kompanisë: T’u ofrohet punësim në kantier pronarëve të tokave (Video)

22/01/2021

SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën (Kontratat, hetimi i ri amerikan)

22/01/2021


NA NDIQ NE YOUTUBE

https://youtu.be/H45Uk193sck

NA NDIQ NE FACEBOOK

  • 109.4k Fans

TE REKOMANDUARA

Ja si do e “thante barkun” tufa e “telehaleve” që i tërboi dreka te Nusreti!

2 weeks ago

Tri “damka” për batakçilerët që duan pushtet, duke na mbrojtur “detin e shitur” pas mullarëve në Athinë

3 weeks ago

Faleminderit “Mimoza Llastica” që na ndihmon, por faleminderit dhe ti “Prifti” Budina që na shkatërron! ( Foto+Video)

1 month ago

ME TE LEXUARAT

  • “E morët vesh se nuk u vrau xhaxhi me çadër pistoletë”?! Artan Hoxha plas deklaratën tjetër të fortë për ‘21 Janarin’ dhe zbulon çfarë do të ndodhë sot: Ata lartë do…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • K.rim pasioni? Zbardhen detaje të forta nga djegia e biznesmenit: Prokuroria italiane dyshime të rënda nga veprimet e bashkëjetueses shqiptare Emëron si drejtues të bizneseve një tjetër person në vend të Davide Pecorellit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “S’ishin protestuesit”! Sokol Balla flet për 21 Janarin: Kush e hapi derën e gardhit të Kryeministrisë?! Unë e kam parë me sytë e mi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Berisha: Edi Rama do na sulmonte prapë më 21 janar, ndaj s’i dorëzova gardistët. Vrasjet ishin konform ligjit, ata s’i mbanin kot armët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I’a mori ‘bllokun e zi’ Saliut bashkë me pronarin e tij”! Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rënda politike dhe plas deklaratën e fortë për Ilir Metën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Ekskluzive

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Blog
  • Debat
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Windows 10 Kaufen Windows 10 Pro Office 2019 Kaufen Office 365 Lizenz Windows 10 Home Lizenz Office 2019 Home Business Kaufen Windows 10 Lisans Office 2019 Mac Satın Al