Referuar dokumenteve zyrare e vetë-deklarimeve të bëra; rezulton se edhe Sali Berisha e Ilir Meta, kanë fshehur arrestimet dhe hetimet e tyre nga policia e drejtësia.
Në formularët e dekriminalizmit, dy shefat e opozitës, njeri deputet në asistencë sociale, ndërsa tjetri në postin e Presidentit të Republikës; nuk kanë deklaruar raportet penale, që kanë patur me policinë dhe prokuorinë.
Mirëpo, arrestimet e dy (ar)miqëve, kanë lidhje me hakmarrjen dhe goditjen ndaj njeri-tjetrit, për të njëjtat akuza: Sali Berisha e ka arrestuar dhe hetuar Ilir Metën, për ta “kalbur” në burg, por edhe Ilir Meta e ka arrestuar e mbajtur disa orë në qeli Sali Berishën, për ta lënë në burg.
Fakti i parë/ Prangosja e deputetit Ilir Meta, nga Sali Berisha, është bërë mesnatën e datës 24 gusht 1992 nga Policia e Shtetit me Urdhër Nr. 36/1 të Prokurorisë Berat dhe Urdhër Shoqërim-Izolimi nr. 151 të Policisë Berat, me akuzën:- “Organizator e nxitësh trazirash publike në uzinën ushtarake Poliçan, me pasojë kanosje, kundërvenie e plagosje të forcave policore dhe protestuesve, që u përleshën me policinë”.
Ai është mbajtur 48 orë në qelitë e policisë Berat; pastaj është liruar dhe ndaj tij ka vazhduar procedura me Komision Hetimor Parlamentar, për t’i hequr imunitetin e për ta çuar në gjyq; por gjithçka u ndalua më 23 tetor 1992, kur nisi miqësia misterioze e treshes Berisha-Meta-Gazidede.
Këtë fakt e ka publikuar dhe gazeta amerikane “DESERT NEWS” e datës 30 gusht 1992 e cila shkruajti:– “Zyrtarë të lartë të qeverisë “Berisha’, fajësuan dhe e kanë çuar për proces penal, ligjvenësin socialist, Ilir Metaj, me akuzën për nxitje trazira kolektive, në një fabrikë municioni në zonën e tij elektorale, ku punëtorët, të zemëruar për mosmarrjen e pagave, u përleshën me policinë, me pasojë 17 të punëtorë dhe 6 oficerë policie të plagosur”.
Me mendimin, se sipas premtimit të Sali Berishës, kjo dosje është zhdukur; Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit, të plotësuar në datën 25.03.2016, siç nuk ka dekluruar as ndryshimin e mbiemrit, nga “Metaj” në “Meta”.
Fakti i dytë/ Prangosja e Sali Berishës, nga Ilir Meta, është bërë mesnatën e datën 28 nëntor 2000, brenda makinës para selisë së PD; me akuzën: “Organizator, financues dhe nxitës trazirash në Tropojë pas zgjedhjeve lokale të 1 tetorit 2000; me thirrje për përleshje me policinë dhe pasojë 11 plagosje protestues-policë e vrasjen e shtetasit Syl Lushaj”.
Marrja forcërisht e Sali Berishës nga makina para PD dhe shoqërimi në polici, është bërë në orën 22.11 nga Forcat Speciale; ndësa rrethimi i zonës së PD, është bërë në orën 19.00, nga 70 forca policore.
Arrestimi zyrtar si i pandehur, i është bërë në orën 00:15 pas mesnate, me Urdhër Arresti Paraprak të Prokurorisë Tiranë, nr. 66/2, datë 29.11.2000; por në orën 19.50, është liruar, me kërkesën drejtuar Kuvendit për procedim penal të mëtejshëm.
Këto fakte arrestimi, janë fshehur qëllimisht nga të dy; në vetë-deklarimet e muajit mars 2016. Jo se i kanë harruar, por nga frika se përjashtoheshin përfundimisht nga politika; që për Berishën e Metën, ishte frikë e se çoheshin para drejtësisë, për zullumet e bëra gjatë pushtetit/Pamfleti