Irani ka lëshuar një urdhër arrestimi për presidentin e SHBA, Donald Trump. Me këtë rast Teherani zyrtar ka kërkuar zyrtarisht ndihmën e Interpolit për të mundësuar arrestimin e Trump që kërkohet bashkë me të tjerët si organizator dhe urdhërues i sulmit me dron ku mbeti I v.rarë komandanti i forcave Kuds, Kasem Soleimani.
Lajmin e ka konfirmuar një prokuror lokal të hënën.
Media të ndryshme citojnë prokurorin iranian, Ali Alqasimehr të jetë shprehur se Trump së bashku me 30 persona të tjerë janë të përfshirë në sulmet e 3 janarit në Baghdad dhe ata duhet të përballen me akuzat e v.rasjes dhe t.errorizmit.