Ditët e fundit, marrëdhëniet e qeverisë me presidentin Meta janë tensionuar edhe më shumë.
Pas mesazheve të forta dhe paralajmërimeve të presidentit Meta, kryetari i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla ka kërkuar ndjesë për votën që ka dhënë për Metën, në kohën që u zgjodh President.
“Unë kërkoj ndjesë për votën që kam dhënë, por para 3 vitesh isha i detyruar ta zgjidhja sepse PS nuk i kishte votat për të zgjedhur presidentin dhe ka qenë pjesë e një marrëveshjeje, sepse PS i respekton marrëveshjet. Por kushdo në studion tuaj bie dakord që ky nuk është presidenti i shqiptarëve, është kryetari i LSI,” u shpreh Balla për studion e Opinion.