SHQUP vazhdon skenaret qesharake për riciklimin e mbetjeve dhe pastrimin e vendit nga plehrat që na lanë, por nuk i ka ecur, sepse është përplasur ditën e djeshme me punonjësit në landfillin e Sharrës, nga ku i kanë bërë sërish apel Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që të reagojë dhe të vërë para drejtësisë përgjegjësit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa, deklaruan se punonjësit në landfill u penguan për të kryer detyrën e tyre, me qëllim për t’u mbyllur gojën për të thënë të vërtetën lidhur me mafien e inceneratorëve. Këlliçi deklaroi se pavarësisht kërcënimeve do të vijojnë të publikojnë faktet mbi këtë aferë, që rëndon xhepat e qytetarëve.
“Në landfillin e Sharrës, në një territor që është ambient publik jemi rrethuar nga dhjetëra punonjës të kompanisë private, një skenë mafioze e dirigjuar nga mafia e plehrave kanë përdorur kompaninë private për të na intimiduar, jemi ndjekur me makina private të mbushura me punonjës të kompanisë për të na përzënë”.
Por askush nuk e kupton se ku punojnë Këlliçi dhe Zhupa që po bënin detyyrën, cilën detyrë, sepse në një objekt privat biznesi edhe punonjësit e Tatim taksave futen me leje. Natyrisht tashmë Landfilli i Sharrës nuk është më ai që la kunati i Lulit dhe ortaku i tij Teqja dhe as i kohës kur rriheshin e masakroheshin nga policia romët që mblidhnin kanaçe.
Ja përgjigjia e PS pë sulmin e Bableve:
Ministri i Turizmit Blendi Klosi nga Fieri, u ka dhënë përgjigje të gjitha akuzave politike të bëra kundrejt inceneratorit në këtë qark, duke thënë se ai është drejt përfundimit dhe brenda afateve kohore të përcaktuara në kontratë.
Klosi ka theksuar se 3 vitet e para janë për t’u ndërtuar impianti, 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë dhe pas 7 vitesh do t’i kalojë bashkisë. “Siç shikoni inceneratori i Fierit është në përfundim, ai nuk është një fjali dhe as blerja e një pajisje por është një vepër e madhe publike që siç ua përmenda kanë përfunduar të gjithë elementët e saj.
Ka përfunduar impianti i trajtimit të ujërave të mbetjeve ka përfunduar të gjithë landfillet jo vetëm ato për mbetjet urbane por edhe për hiret, kanë përfunduar të gjithë veprat publike, ka përfunduar impianti i trajtimit të mbetjeve të riciklueshme dhe siç e shikoni brenda muajit dhjetor që është kontrata 3-vjeçare për të përfunduar, ky impiant përfundon edhe inceneratori që e shikoni atje sonda që po montohen dhe gjithë të tjerat.
Brenda 7 viteve që ka jetën ky incenerator për ti kaluar pastaj bashkisë pra koncesioni është për 7 vjet dhe 3 vjetët e para janë për të ndërtuar impiantin dhe 4 vite për të bashkëpunuar kompania me bashkinë për të gjetur mënyrën e menaxhimit për të grumbulluar të gjithë mbetjet nga i gjithë qarku në këtë impiant dhe pastaj impianti i kalon përfundimisht baskisë”, tha Klosi.