Andi Maloku ndërroi jetë 6 ditë pas atentatit tek mbikalimi i Shkozetit. Ai nga Fushë-Kruja kishte marrë plagë të rënda në atentatin m.afioz.
Maloku ishte personi i cili i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja, pasi pavarësisht se makina me të cilin udhëtonte ishte me një shpejtësi mjaft të madhe, manovrat e tij bën që tre të p.lagosurit ti shpëtonin v.dekjes. Mësohet se Andi Maloku ka qenë ish punonjës policie në Kruje dhe i hetuar më parë për disa konflikte.
Deri më tani dyshohet se atentati ndaj prokurorit është bërë për shkak të detyrës, po për zbardhjen e plotë të k.rimit mafioz është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga departamenti i Policisë kriminale, prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës./Ekskluzive.al