Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja që u plagos gjatë atentatit të 1 nëntorit në kryqëzimin e Shkozetit nderroi jete diten e djeshme .
Dje gjendja e Andi Malokut është përkeqësuar. Burime nga Spitali i Traumës thanë se 24-vjeçari ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe menjëherë është dërguar në reanimacion, ku është mbajtur për dy orë në terapi intensive.
Mjekët dyshuan për një tromboemboli. Plumbat i kishin dëmtuar të dyja anët e mushkërive dhe dyshohet se për këtë arsye kanë nisur edhe komplikacionet pasditen e djeshme. Prej 6 ditësh ai luftoi mes jetës dhe vdekjes, por nuk arrti dot të mbijetonte .
I ndjeri Maloku ishte qëlluar me dy plumba në atentatin ku mbetën të plagosur edhe prokurori i Durrësit Arjan Ndoja dhe miku i këtij të fundit, Aleksandër Laho, i njohur me nofkën ‘Rrumi’.