Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur zv.kryeministrit Erion Braçe, duke i bërë thirrje që të heqë dorë nga marifetet me kartat e identitetit dhe tu bëj thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në votime.
Sipas Blushit, referendumin e 25 prillit nuk e ndal dot askush, duke i kërkuar Braçes që tu bëjë thirrje gazetarëve që të mos fabrikojnë lajme të rreme.
Boll më me këto marifete të dala boje!
Bëju thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime!
Mos u trembni nga vota e shqiptarëve!
Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID!
Ti këtë e di shumë mirë! Ke dhe eksperiencën e duhur për ta kuptuar!
Dhe si ish gazetar, e ke një detyrim në respekt të profesionit, t’u bësh thirrje ish-kolegëve të tu, të mos fabrikojnë më lajme të rreme dhe të publikojnë marrëzira për një tas përshesh!
Në pritje të reflektimit tënd Erion”, shkruan Blushi.