Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka reaguar pas letrës së nisur nga presidenti Ilir Meta i cili shkruante se nuk e pranonte këtë të fundit në Presidencë.
I pyetur nga gazetarët, Borchardt u shpreh se: “Nuk komentoj asgjë, OSBE është organizatë legjitime. Më lini të qetë”
Deklarata e ambasadorit të OSBE-së u bë nga selia blu ku ky i fundit mori pjesë në një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.