I sapo kthyer nga Berlini, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbajtur një konferencë shtypi duke na kujtuar një barcaletë të vjetër, të cilën po e tregoj!
Sepse ky njeri kaq i akuzuar dhe i mbrapshtë, flet sikur ka lindur dje, pavarësisht se vendi ku ka lindur politikisht SHQUP-i, nuk është vend për virgjëresha, por bordello.
Ja historia: Një burrë po lëvizte natën me të shoqen dhe me që u bë shumë vonë vendosën të ndalonin për të fjetur në një han. Në han kishte vetëm meshkuj dhe duke qenë se e vetmja grua ishte zonja me burrin, asaj i dhanë një dhomë.
Mirëpo gruaja ishte pak bishtëpërdredhur dhe i’a vuri syrin një djali të ri dhe të pashëm, duke i dhënë shenja se ishte gati që të flinte më të.
Pasi shkuan për të fjetur, djali me pistoletë në dorë u fut në dhomë duke e k.ërcënuar të shoqin që të dal nga shtrati dhe duke i mbuluar kokën me jorgan, e urdhëroi që mos ta nxirrte kokën pa mbaruar ai punë me gruan e tij.
Gruaja ishte gati dhe pasi u kënaq dhe djaloshi iku, bëri viktimën duke i’u drejtuar burrit:
– “Si nuk të erdhi turp, që s’bëre asgjë dhe ai më palloi para syve të tu!”
Burri i’u përgjigj krenar gruas për trimërinë që kishte bërë pa e vënë re ajo:
– “Vërtet nuk pe gjë si i’a futa dhe e degjenerova!”
– “Jo”, i thotë gruaja!
– “Moj budallaqe, po unë e nxorra kokën nga jorgani sa herë që ti thoje “aman se vdiqa” dhe ai nuk më pa!”
E kjo i ngjan shumë historive të Bashës trim, që dështon, denigron, tallet, por në fund deliron… si sot.
I trembur dhe i paaftë për asgjë, marraku edhe sot këndoi himnin, qau pse nuk ikën Rama, u ngjirë dhe u qyrranjos si kërmilli në mëngjes dhe u trimërua me atë që kishte bërë në Gjermani… kishte “mbyt” Ramën.
Ja çfarë deklaron:
Në gjendjen e tronditur ku gjendet çdo shqiptar i ndershëm përballë zbulimit të së fytyrës së vërtetë të regjimit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, është e rëndësishme që të gjejmë kthjelltësinë për ta parë të vërtetën në sy, dhe të gjithë të vërtetën.
Beteja ime dhe e Partisë Demokratike këto 6 vjet ka qenë një betejë e vazhdueshme kundër trafikut të drogës, kundër krimit dhe kundër kapjes së shtetit nga krimi.
Ka qenë një beteje të cilën, shumicën e këtyre viteve, unë dhe PD e kemi zhvilluar të vetëm, dhe shpesh herë të sulmuar, akuzuar, përqeshur dhe në nën trysni të jashtëzakonshme.
Për shkak të propagandës së shfrenuar, të financuar me dhjetëra miliona euro, zëri ynë është shuar dhe na është dashur të ndërmarrim veprime dhe sakrifica të mëdha për t’u dëgjuar dhe për të çuar përpara betejën tonë. Këto veprime kanë patur kosto politike për mua personalisht dhe për Partinë Demorkatike.
Por ne nuk kemi patur asnjë zgjedhje tjetër.strong>/Ekskluzive.al