Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas bllokimit që Franca i bëri hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“E vërteta troç!
Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka, zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!
Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës, aspiratën tonë evropiane, te përjetshme, ja dëshmon kujtdo që s’na njeh, zoti Conte, kryeministër i Italisë!
Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian!
Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne, zoti Sassoli, president i Parlamemtit Evropian!
Ju jemi mirënjohës pa fund!
Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!
Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme, nuk na njeh hiç;
Duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash, por oferte në atë treg;
I bëjmë ne punët tuaja, madje më të rëndat, madje duke u keqpaguar e diskriminuar.
Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë”, shkruan Braçe.(TemA)