Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se në Gjermani, nga sot corona-testet do të shiten në supermarkete, 5 copë për vetëm 25 euro.
Duke qenë se ai vet jeton dhe punon në Gjermani, Spahiu shkruan se ai vet do të blejë me shumicë teste, pasi e kanë porositur gjithë pleqtë dhe gratë e lagjes në Tiranë.
“Mirmëngjes: Nga sot në supermarketet gjermane shiten Corona-teste (25 euro / 5 copë). Çdo qytetar mund ta bëjë vetë në shtëpi dhe rezultati del për 15 minuta.
Mua me duhet blej me shumicë se më kanë porosit gjithë pleqt dhe gratë e lagjes në Tiranë…..
S’kan faj. Në Shqipëri mund ta kalosh 3 herë Covid, duke prit përgjigjigjen e testit nga senatoriumi”, shkruan Spahiu.