Pas përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e cila shkaktoi debate të mëdha, Komisioni vendosi se ditën e premte, më 22 nëntor në orën 11:00, do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Bëhet me dije se Ulsi Manja do të jetë kryetari i Komisionit. Kjo mbledhje do të zhvillohet për të diskutuar mbi konkluzionet e hetimit si dhe për të shqyrtuar raportin që do i dërgohet Kuvendit. Në këtë mbledhje do të jetë në tryezë raporti final i Komisionit të Venecias si dhe njoftimi i informacionit të ardhur nga Presidenti i Republikës.
“1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisionit datë 18.09.2019
2. Administrimi i Opinionit Paraprak dhe Opinionit Final të ardhur nga Komisioni i Venecias dhe njoftimi i informacionit të ardhur nga Presidenti i Republikës, duke respektuar rregullat e përcaktuara në Ligjin nr. 8457, datë11.02.1999 “Për Informacionin e klasifikuar “Sekret Shtatëror”” (i përditësuar)”, thuhet në dokumentin e dërguar anëtarëve të këtij Komisioni.