Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka shprehur rezervat lidhur me trajtimin që shtetet e Ballkanit Perëndimor i bëjnë të rinjve, me këto të fundit që kanë zgjedhur emigrimin si alternativë për t’ia dalë.
Ai vuri në dukje se emigracioni nga vendet e Ballkanit Perëndimor është në ADN e njerëzve, prandaj nuk mund të ndalet.
Por, theksoi ai, përpjekjet duhen bërë për të luftuar korrupsionin, zhvillimin e ekonomisë, diskriminimin dhe shërbimin social. Studimet thonë se këto shtete po pësojnë ‘rrjedhje të vazhdueshme të trurit’, ndërkohë që në të ardhmen do të kishte një popullsi me moshën mesatare mbi normalen.
‘Nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj problemeve, që shkakton “rrjedhja e vazhdueshme e trurit” në Ballkanin Perëndimor. Shifrat janë marramendëse: ‘The Economist’ parashikon që popullsia e Bosnjë dhe Hercegovinës në vitin 2050 do të jetë rrudhur me më shumë se një të tretën e saj krahasuar me 1990.
Shifrat për Shqipërinë dhe Serbinë janë të ngjashme. Dhe 71 % e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke marrë në konsideratë lëvizjen jashtë vendit, siç tregon një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Pagat më të mira jashtë vendit janë sigurisht një faktor i fortë tërheqjeje.
Por emigracioni nga Ballkani Perëndimor nuk ka të bëjë vetëm me mundësitë ekonomike, siç konstaton një studim i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert,” tha mes të tjerash, Maas.