Shqipëria del në avantazh ndaj Moldavisë në minutën e 22-të me një gol të shënuar nga Cikalleshi. Pas disa aksionesh të njëpasnjëshme, më në fund kuqezinjtë arritën të gjejnë rrjetën e Moldavisë. Mbrojtja moldave gaboi me pasime në zonë dhe Cikalleshi e shfrytëzoi.
Në minutën e 33-të Kejdi Bare shënoi goilin e dytë për shqiptarët. Ky ishte goli i parë zyrtar për Baren me kombëtaren.
Ndërsa golin e sigurisë e dha Trashi në minutën e 40-të, me një goditje që nga jashtë zonës së sigurisë.
Goli i katërt erdhi në minutën e 90-të nga Manaj, i cili realizoi me sukses, me thembër, një pasim të marrë nga Roshi.
Ndërsa ndeshja Francë-Turqi pritej të kishte incidente, për shkak të deklaratës së hapur së Francës kundër sulmeve turke ndaj kurdëve në Siri, por edhe për faktin se shumë politikanë kishin bërë thirrje të anulohej. Forcat e policisë franceze u organizuan në masë në të gjithë qytetit, por çdo gjë nisi pa asnjë incident. Pjesa e parë përfundoi barbar, 0-0, edhe pse Franca ishte gjithë kohën në përparësi. Një pasim u dha nga e djathta në të majtë për Griezmanin, Zhiru e kapi topin me kokë dhe shënoi golin e parë për blutë në minutën e 76-të.
Turqit e rikthyen shumë shpejt rezultatin aty ku ishte, duke barazuar në minutën e 82-të me Ayhan e duke marrë 1 pikë shumë të vlefshme pas asaj fitoreje të dhuruar nga ekipi ynë që jo vetëm nuk do të kishte humbur por edhe barazimi ishte skandaloz pas gjithë atyre rasteve pa portier të humbura dhe një penalltie që arbitri rumun as Var nuk denjoi të shikonte.
Ndërsa ndeshja tjetër e grupit ndërmjet Islandës dhe Andorra ka përfunduar me rezultatin 2-0.