• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0699123588
Friday, April 16, 2021
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!

25/01/2021
in Blog
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Nga Mero Baze

Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së djathtë që trashëgoi zemrën e demokristianëve italianë, i njohur në Shqipëri si mik dhe aleat i PD dhe mik shtëpie me Tritan Shehun. Para disa vitesh ai është dekoruar dhe nga presidenti Ilir Meta.

Një deputet i tij nën hetim rezulton që është shok i Nard Ndokës dhe paska qenë dhe tek një Kongres i tij në Tiranë. Me sa më kujtohet tek ai Kongresi ku Ndoka shkëlqeu tek fjalimi, që nuk tha asnjë fjalë sakllam.

I dyshuari kryesor i kësaj historie, rezulton që qenka takuar me Ilir Kullën, të cilit i shkon sllogani “çdo italian, kalon në fillim nga unë për në Shqipëri”.

Pastaj një prej bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, që shet vegla pune në Tiranë dhe që paska kapital fillestar një “Fiat Panda” të përdorur, që ndërkohë i ka falimentuar biznesi, u premton ca italianëve të tjerë, se njeh njerëz në Tiranë, që mund të ndërtojnë kulla dhe të fitojnë tendera.

“Ndrageta” ka një reputacion si mafie e strukturuar, që ka një standard burokratik, që di të bëjë letra, të fitojë punë dhe të investojë me fitim. Në këtë rast nuk na rezulton as që ka investuar, as që ka fituar, por mbi të gjitha, as që ka tentuar të vijë.

E gjitha çfarë ka marrë “Ndrageta” nga kjo historia shqiptare, është një foto me Nard Ndokën, një kafe me Ilir Kullën dhe shefi i partisë së deputetit nën hetim, një dekoratë nga Ilir Meta. Po dhe ai do t’ia ketë bërë për hatër të Tritanit.

Kullat që po ndërtohen në Tiranë, i kanë aq të njohur pronarët, sa Tirana i thërret në emër të tyre, fjala vjen kulla e Kastratit, kulla e Fushes, kulla e Nikolinit, kulla e Fevziut tek Toptanët etj.

Këta mund të jenë “mafiozë” dhe më të rrezikshëm se “Ndrageta”, në daçi t’i quajmë ashtu, por ne i njohim që nuk janë të “Ndragetës” italiane.

Në daçi të sajojmë një “Ndragetë” të Edi Ramës në Tiranë, dakord. Po i bëjmë këta anëtarë të saj, se nuk është se ai nuk i meriton.

Kjo nuk ja ul rëndësinë “Ndragetës” dhe as nivelit të kriminalitetit në Shqipëri. Po është më serioze të themi që i kemi oligarkët më të fortë se “Ndrageta” dhe se kanë lënë të hyjë, se sa të tallemi me histori delirantësh që krekosen para mafiozëve dhe që në fund përfundojnë e rrihen me njëri- tjetrin, sa palë çizme kanë shitur në Tiranë.

Problemi i investimeve të mëdha në Tiranë, dhe i fuqisë ekonomike të biznesmenëve shqiptarë, është një fenomen për t’u studiuar. Nuk di a do të mburremi a do të turpërohemi për këtë histori dikur, por kjo tallja që ndodh me publikun tonë nga Lulzim Basha është e tepërt.

Të kesh frikë të merresh me ‘ujkun’ që ke para syve në krah të selisë, përballë saj, e pas saj, dhe të kërkosh gjurmë në Itali, këtë vetëm Luli mund ta bëjë, që ka frikë të përballet me betejën reale në Shqipëri.

Se Iliri në këtë rast është në rregull, se i ka pritur në zyrë dhe u ka dhënë dekoratë.


  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Related Posts

Blog

“Ky as me veten nuk është”! Juristi Romeo Kara bën deklaratën e papritur për Presidentin Meta: Do ta marr në patronazh që…

15/04/2021
Blog

E rëndësishme është të shpresojnë tek SHBA

14/04/2021
Blog

Përse Albin Kurti po lodhet kaq shumë të risjëllë në pushtet atë që ndihmoi Millosheviçin gjatë embargos?

14/04/2021
Aktualitet

Institucioni Presidencial “theu qafën” në gropën LSI

14/04/2021
Blog

Shqipëria s’ka nevojë të sakrifikojë fëmijët e askujt, dhe as Ilir Meta nuk bëhet dot “Bac”

14/04/2021
Aktualitet

Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet”

14/04/2021
Next Post

Përgjimet e “Ndragheta”-s/ Sherr mes djalit të Rustem Gjatës dhe Frrok Çupit: Mos bërtit! Ta tregoj unë pastaj pse ta ngrej zërin! Zyrtari i PD: Prokuroria italiane ngre zërin

Përgjimet e Antimafias/ “U përket gjyqtarëve të dallojnë faktet nga fjalët”! "Egërsohet" Lubonja bën prokurorin, gjyqtarin dhe zagarin që leh pa drejtim: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor!

Fati tragjik i 9 minatorëve të groposur prej 2 javësh nëntokë


TE FUNDIT

Aktualitet

Paulin Sterkaj paralajmëron: Do të nxjerr një video të Lulzim Bashës, e ka filmuar një miku im!

16/04/2021

Kandidati Paulin Sterkaj u shpreh se ka një video të kryedemokratit Lulzim Basha kur ishte në Koplik....

Ngjela tregon të fshehtat, bashkëqeverisja PD-PS do sjellë arrestimin e Metës dhe Berishës, Frrok Çupi tregon se si LSI do shpërbëhet totalisht

16/04/2021

Çfarë po planifikojnë? LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën: “Ta votojmë apo jo o Titi se po na bëni konfuz”?! Votuesit bëhen lëmsh dhe e pyesin troç Petrit Vasilin

16/04/2021

Rama ‘kapet’ me moderatorin: Kjo është një temë shumë banale, askush nuk e imponon qeverinë të…

16/04/2021

Kryemadhi “zbulon” kush e mori floririn në 1997 dhe ku ta kërkojnë shqiptarët: Ja kë duhet të pyesni!

16/04/2021

Çeshtja Becchetti, Rama: Mbajeni shënim, do paguajë një për një dëmet! Ka për të na kthyer para. S’merr asnjë lek. Eshtë në kërkim ndërkombëtar per mashtrim me miliona

16/04/2021

Meta vuan nga paranoja e përndjekjes: Rama ka “çimka” në Presidencë. I di kush janë por i lë të rrinë aty

16/04/2021

“Presidenti pushkatoi Luan Ramën në Vlorë”! Rama: Nuk e dija se Ilir Meta do të arrinte deri këtu

16/04/2021

“TELEFONI I PRISHUR”

https://youtu.be/almbGQCQACc

NA NDIQ NE FACEBOOK

  • 109.3k Fans

TE REKOMANDUARA

SHËNIM/ Rama çorodit koalicionet para dhe pas zgjedhore: Fitorja e sigurtë, qeveri me Lulzim Bashën

2 days ago

TELEFONI I PRISHUR/ Bashën e zë gjumi duke folur me Ramën në telefon

4 days ago

Vijnë ushtarët amerikan, arratiset Meta… nga “azili”: Deri me 26 Prill nuk kthehem nga Vlora

6 days ago

ME TE LEXUARAT

  • Bledi Mane: I biri i Mehdi Bushatit vjen era shurrë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Fatmir Xhafaj nxjerr skenarin “e errët” të Lulzim Bashës: Nëse humbet Partia Socialiste pritet që SPAK…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Juristi Romeo Kara plas bomben: Tregon kush është politikani i lartë shqiptar që i gjetën 300 milionë euro të fshehura në Zvicër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Videoja që po shpërndahet me shpejtësi! Kjo gafë e Lulzim Bashës po thyen rrjetin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Prokurori sulmon anëtarët e KPK që e shkarkuan: Ku do më çoni tani?! Jam pa shtëpi e katandi!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Ekskluzive

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In