Sot, janë bërë 9 vite nga ngjarja e rëndë më 21 Janar ku 4 njerëz u vranë gjatë një proteste të opozitës të asaj kohe, më në krye Edi Ramën.
Pas 9 vitesh, gazetari i plagosur më 21 janar, Fatos Mahmutaj ka treguar shenjën që i la plumbi në dorë.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.
Spahiu i kërkon gazetarit që të mos kthehet më në Shqipëri.
Spahiu shkruan:
“Ky është Fatos Mahmutaj. Gazetari i njohur i TV Klan i cili jeton në Bruksel. U detyrua të kërkoj azil politik pasi në 21 Janar u plagos në masakrën e bulevardit ku u vranë 4 fukarenj dhe u plagosën 32 protestues që kërkonin arrestimin e Ilir Metës!
Ish-Ministri i Brendshëm (Lulzim Basha) që urdhëroi të hapej ZJARR, sot pretendon të bëhet kryeministër i ri i shqiptarve.
I dashur miku im i mirë Fatos, mos u kthe në Shqipëri se rrezikon që edhe dorën tjetër ta gjymtosh.
4 kokrra po hanë 4 milion koka”