Aneta Rama është ndarë nga jeta gjatë natës. Lajmin e bëri të ditur vetë Edi Rama me një postim në Facebook, ku njoftoi për ndarjen nga jeta të nënës së tij.
Lajm i hidhur! Kryeministri humb njeriun e shtrenjtë të familjes, Rama fjalë prekëse: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë…
Kryeministri Edi Rama me anë të njoftimi të dytë bashkë me Olsi Ramën u kanë dhënë një mesazh të afërmve dhe miqëve të tyre.
Duke i falënderuar për mesazhet e pafundme që u mberrijnë, ata kërkojnë mirëkuptim prej te gjithëve për pamundësinë e pritjes fizikisht të ngushëllimeve. Kjo sipas tyre për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
Reagimi i fundit i Edi dhe Olsi Ramës
Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit.
I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë. Edi dhe Olsi Rama.