Nga Sotiraq Spirollari
Në fakt lakuriqët e natës jemi ne! Kush na dërgoi në luftë? – mbetet një pyetje. Lakuriqët nuk i thëresim dot të shpjegohen para nesh…Gjithsesi ata janë të pafajshëm, bëjnë cfarë u ka mësuar natyra. Përtej hamendjeve, luftën si gjithmonë e bën njeriu, ne jemi lakuriqët e errësirës, krijesa dinjitoze të ferrit e shkatërimit planetar.
Mbi përpjekjet, mbi gënjeshtrat, mbi të qarat, mbi vdekjet, ne qysh prej fillimit ramë nën “magjinë”tonë, në magjinë e tjertësimit, zhvatjes e manipulimit të kësaj bote, e cila është trajtuar dhe vijon të trajtohet si një femër e përdalë.
Tani që flasim vetëm për këtë vit janë zhdukur 1.348.000 ha tokë! Vetëm këtë vit mbi 1.8 milion hektarë tokë i ka përlarë erozioni.
Vetëm për këtë vit janë emetuar mbi 8 miliard tone CO2 në atmosfere!
Janë hedhur në natyrë mbi 2 milion ton kimikate dhe helme! Vetëm sot, pra në një ditë në botë kane vdekur mbi 30 mije njerëz nga uria.
Vetëm këtë vit janë botuar mbi 600 mije tituj të rinj librash, por ende mesa duket asnje efekt në ndriçimin tonë. Në botë qarkullojnë mbi 355 milion tituj gazetash dhe mbi 34 mijë stacione televizive!!! Ne jemi njerëzit “hitech” dhe barbarë njëkohësisht. Ajo që kemi bërë vetëm për veten tonë vdes me ne, ajo që kemi bërë për të tjerët, mbetet dhe është e pavdekshme me botën.
Besimi fillon aty ku fundoset arsyeja e rraskapitur.
Ndaj derisa të sillemi si deri më sot, lakuriqët e natës jemi vetë ne, njerëzit!