Vajza e artistit shqiptar, Robert Aliaj, Gala, ka shkëlqyer mbrëmjen e kaluar në “The Voice Kids” në Belgjikë, duke u shpallur fituese e këtij kompeticioni.
Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yelloë Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.
Ndërkohë përveç talentit në këndim, Gala është edhe shumë patriotike. Këtë e ka shprehur më së miri, ku në këtë natë të madhe për të në dorë mbante një unazë me shqiponjë.
“Nuk mund ta besoj”/ Mahniti Belgjikën me zërin e saj dhe
Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, ka reaguar për herë të parë e emocionuar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Gala shkruan plot emocion: “WTF, nuk është e vërtetë, nuk mund ta besoj. Faleminderit shumë djema!”.