Opozita ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit Poltik. Mësohet se opozita nuk pranon diskutimet mbi draftin e paraqitur në Këshill nga PS.
Në tryezë përfaqësuesit ditën e sotme kanë depozituar një dokument që i kërkon mazhorancës për dy çështjet që bëhet debati për formulën e koalicioneve dhe listave të hapura. Opozita deklaronte se do t’i drejtohej zyrtarisht OSBE-ODHIR për asistentë lidhur me këto dy çështje ku është hasur ngërçi.
Pas depozitimit të këtij dokumenti mazhoranca ka kërkuar që të vijojë diskutimi me draftin e saj, ndërsa opozita ka deklaruar se pa u marrë mendimi i OSBE nuk mund të vijojë diskutimi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Damian Gjiknurit. Ky i fundit u shpreh se opozita kërkon të hedhë ne erë procesin.
Gjiknuri tha se drafti i propozuar nga mazhoranca është një draft që kërkon impuntin e të gjithëve.
” Opozita e bojkotoi mbledhjen që të mbajë peng ndryshimet kushtuese për të krijuar krizë artificiale për qendrimet e tyre. Ky është një konflikt i stisur. Përtej shtatorit ky proces nuk mund të shtyhet më pasi duhet të nisë organizimi i zgjedhjeve, pasi afati është i shkurtër.
Ne kemi ide konkrete, le të vijnë me ide. Nuk është e vërtetë që në 5 qershor kishte sanksionim për koalicionet. Me ndryshimet kushteutese, ne duhet të flasim në Kod për koalicionet. Për ta kuptuar shqiptarët, PD nuk do vazhdimin e tryezës dhe dialogut. Halli i vërtetë është se nëse e ndjejnë veten të fortë elektoralisht le të fitojnë.
Ejani të kontribuojmë të gjithë, ejani të diskutojmë mbi një draft të caktuar. Nëse shkelet parimi demokratik kjo është çështje tjetër. I kam pritur, por kërkojnë qiqra në hell, pasi kërkojnë ekspertizë kur ne skemi ende një produkt që më pas ta shohë ODIHR. Nuk pranon ODIHR produkte paraprake. S’është ODIHR-i si ato burrat e moçëm. Jo mo jo, ODIHR është me produkt. Jemi shtet serioz, si mund të vemi ne atje, kam një hall, ku e ke hallin pyet ai.”,-tha Gjiknuri.